“Basha erdhi i pamerituar dhe do të shkojë me turp”, ish- kryebashkiaku i Shkodrës Lorenc Luka komenton “bunkerizimin” e PD

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Lorenc Luka, reagoi për bunkerizimin e selisë së PD-së. Sipas tij, askush nuk mund të bunkerizojë shtëpinë e lirisë.

“31 vite më parë u kurorëzua rezistenca e patrioteve të vërtetë me themelimin e PD. Ajo lindi si shpresa e shqiptarëve për DEMOKRACI, LIRI dhe PLURALIZEM. Ajo lindi si aspirata e shqiptareve për ta bërë SHQIPERINE si EUROPA.


Por sot, fatkeqësisht, anëtarëve të saj të përkushtuar, të ndershëm dhe të respektuar, ish-administratori satrap, i ka bunkerizuar SHTEPINE e LIRISE për një qëllim tepër banal… për të mbrojtur karrigen e tij tashmë të thyer. Por ish-administratori dhe kushdo tjetër gabon!!

SHTEPINE e LIRISE, PLURALIZMIT dhe DEMOKRACISE nuk mund ta bunkerizojnë kurrë!!! Erdhi i pamerituar… dhe do shkojë me turp!!” shkruan ai.

Open

Close