Basha blindon derën e PD, Evi Kokalari nxjerr dy konkluzionet…

Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha ka vendosur të ndryshojë “fytyrën” e selisë së partisë. Pas ndërrimit të bravave, Basha duke u fshehur pas errësimit të xhamave, ka urdhëruar izolimin e godinës me veshje të dyerve, në mënyrë që të mos duken lëvizjet që ndodhin nga brenda.

Sipas informacioneve mësohet se brenda godinës kanë nisur punimet me me gur fresibel dhe po montohet derë e blinduar.


Lidhur me këtë veprim të Bashës ka reaguar edhe aktivistja Evi Kokalari. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo shkruan se veprimet e kryetarit të shkarkuar të PD të nxjerrin në dy konkluzione. Së pari, sipas saj ai ka frikë nga protesta e 8 janarit dhe së dyti Basha po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.

LEXONI EDHE: FOTO – Dy ditë para skadimit të “ultimatumit” të Berishës për Bashën nisin ndryshimet, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Lulzim Basha ka installuar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brënda.

Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime

1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit

2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve, dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa.

Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin #2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar”, shkruan Kokalari.