“Basha 36.7% dhe Berisha 63.7%”, eksperti i njohur flet për reagimet në Facebook për përballjen në PD

Eksperti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini ka shpjeguar në emisionin “Opinion” një analizë të pëlqimeve në rrjetet sociale për Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Mbështetur në analizën e 36 708 personave, të cilët janë filtruar më pas në 10 631 persona kualitativë sikurse i quajti, Gjeladini tha se nga 10 mijë përdorues të Facebook, 36.2% dhanë pëlqimet për zotin Basha dhe 63.7% për zotin Berisha.


Gjeladini tha se janë analizuar 502 mijë reagime tek këta dy kandidatë. /Opinion.al/