
Bardh Spahia është edhe zyrtarisht tashmë kandidat koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për kryetar i Bashkisë Shkodër. Emri i kandidati Spahia është regjistruar në KQZ ditën e sotme.
Spahia, sipas dokumentit më poshtë, do të garojë me siglën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, i miratuar më herët nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi.
Bardh Spahia u zgjodh si kandidat për Bashkinë e Shkodrës pas primareve të zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit të PD- së, duke rezultuar më i votuari nga 6 kandidatç me mbi 2/3 e votave të demokratëve shkodranë.
Prej ditësh, ai ka nisur takimet me banorët në territorin e Bashkisë Shkodër, duke dëgjuar e bashkëbiseduar me ta.





