Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kandidat për deputet i PD- së në Shkodër: STRUKTURAT E PD NË RRETHINA JANË GATI PËR DITËN E NDRYSHIMIT TË MADH
Përtej territ që mbjell Edi Rama prej 8 vitesh në mbarë Shqipërinë, qytetarët besojnë tek e ardhmja, tek shpresa, tek drita. Mbështetja ndaj Partisë Demokratike, është evidente në çdo takim. Strukturat e grupseksionit 2 në Rrethina janë gati për ditën e ndryshimit, për datën 25 Prill.
Gjatë bashkëbisedimit me ta, evidentuam nevojën e ndryshimit, mbështetjen ndaj programit të Partisë Demokratike. Këto zgjedhje nuk janë për Bashën apo për Ramën, por janë zgjedhje për familjen, për rininë, për zhvillimin ekonomik dhe afrimin e Shqipërisë me BE-në Këtë e bën të mundur vetëm Lulzim Basha dhe programi i Partisë Demokratike.