U duk se Interi do të merrte fitoren e madhe në Camp Nou, por Barcelona dhe Saurez përmbysin gjithçka. Menjëherë sulmues, zikaltërit e Contes gjetën golin në minutën e 2’ me Lautaro Martinez, i cili prej ditësh po kritikohej nga tifozat e vetë. Pjesa e parë foli e gjitha për Inter, e cila mund të kishte barazuar në dy momente, ndërsa Candrevas golin ia ‘ndalon’ vetëm arbitri. Por El Pistolero Suarez me fillimin e pjesës së dytë shënoi një supergol me gjysmë rofeshatë, dhe në të 84’ pas një kombinimi perfekt me Messin, uruguajani përballë Handanoviç nuk e pati të vështirë të shënonte dopietën.
Në grupin G Zenit St. Petersburg mori një fitore me vlera 3-1 përballë Benficas me golat e Artem Dzyuba, Asmoun dhe autogolin e Ruben Dias, ndërsa portugezët shënuan golin e nderit me De Tomas. Kurse në ndeshjen tjetër Lyon mposhti gjermanët e Leipzig me rezultatin 0-2 me golat e Memphis Depay në pjesën e parë dhe Martin Terrier në të dytën.
Një ndeshje spektakolare u zhvillua në Anfield Road përballë Liverpool dhe Salzburg. Shtatë gola, por vetëm ai i fundit i Mohamed Salah ia dha ekipit të Klopp tre pikët.
Në fillim The Reds kaluan në avantazh të trefishtë me Sadio Mane, Robertson dhe Salah duke menduar se ndeshja do luhej për minutat e mbetura për statistikë. Por Hee-Chan Hëang ngushtoi diferencat në minutën e 39’ për ta çuar në dhomat e zhveshjes ekipin e tij me shpresë. Në pjesën e dytë Liverpool për disa minuta kapitulloi duke parë Salzburgun ta barazojë me Minamino dhe norvegjezin e talentuar Erling Braut Haland. Do të duhej edhe njëherë spektakli i Mohamed Salah që të nxirrte nga halli Kloppin për t’i dhënë fitoren e ‘vuajtur’ ekipit të tij.
Në grupin H, Chelsea i Lampard me vuajtje arrin një fitore të vështirë në Francë me rezultatin 1-2 ndaj Lille. Abraham shënoi golin e parë për Chelsea por pas 11 minutash Lille reagoi me Victor Osimhen i cili shfrytëzoi më së miri një krosim nga këndi. Braziliani Willian në pjesën e dytë i dha frymëmarrje ekipit të tij me një supergol në të 78’. Në rast të kundërt londinezët do të rrezikonin seriozisht ecurinë në grup.
Ajax vijon suksesin e vitit të kaluar, pavarësisht se nuk ka përbarjen e vitit të kaluar. Holandezët morën fitoren e dytë në po kaq ndeshje pasi mposhtën Valencian në ‘’Mestalla’’ me rezultat të pastër 0-3. Në pjesën e parë ekipi nga Amsterdami kaloi në avantazh me Hakim Ziyech. Spanjollët patën fatin të barazojnë, por Daniel Parejo e çoi topin në tribunë nga pika e bardhë e penalltisë. Më pas Quincy Promes dhe Donny van den Beek blinduan fitoren.