Barcaletat me refuzimin e doreheqjes se drejtoreve kerkuar nga kryeministri Rama

Drejtoret kane refuzuar doreheqjen e kerkuar nga kryeministri Edi Rama! Ky eshte lajm bombe. Nje drejtor diku ne nje kend te Shqiperise qe refuzon doreheqjen e kerkuar nga shefi i qeverise qe prej 25 qershorit ka marre te drejten e qytetareve per te qeverisur i vetem! Refuzimi i mundshem i doreheqjes, mund te kishte kuptim deri ne momentin e miratimit te qeverise se re ne Kuvend. Nga ai moment, “de facto” e “de jure” shumica e drejtoreve ne dikastere por edhe ne qarqe qe emerohen nga ministrite apo kryeministria, konsiderohen te dorehequr. Arsyeja eshte e thjeshte dhe me shume teknike. Sic dihet, qeveria eshte reduktuar ndjeshem, duke sjelle vec zvoglimit te numrit te ministrive, edhe emertesat e tyre. Meqe po ben “buje” refuzimi i nje drejtori spitali ne Lezhe, nese e disponon urdhrit me te cilin eshte emeruar nga ministri, ne koken e shkreses shkruhet “Ministria e Shendetesise”. Ndersa sot, kjo ministri ka nje emertese tjeter “Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale”. Pra, nje drejtor qe rri ne detyre i emeruar nga nje ministri dhe nje minister tjeter. Duket nje “hile” e vogel, por juridikisht ben “nul” cdo tentative te cdo drejtori per te qendruar ne detyre. E gjithe kjo eshte ne sherbim te ristrukturimit te ministrive sipas “marreveshjes” se re qe Rama dhe PS bene me qytetaret me 25 qershor. Edhe para nje gjykate, cdo individ e ka praktikisht te pamundur te mbroje vendin e punes, me perjashtim kur ka “status nepunesi civil” dhe qe duhet te trajtohet ne baze te atij ligji, por mund te shkarkohet pa problem psh, si drejtor i Spitalit te Lezhes. Ne rastin me te mire, dikasteri mund te justifikohet, bazuar ne emertesen e ndryshuar te ministrise, si shkurtim i vendit te punes. Madje edhe shpallja e konkursit per drejtoret e rinj te spitaleve, shkon ne linjen e kesaj logjike, aq me teper, kur ne dijenine tone, asnje nga drejtoret, ne pozicionin qe kane, nuk kane “statusin e nepunesit civil”. Cdo perpjekje per tu dukur si “rebel” para ministrit apo kryeministrit, eshte thjeshte tentative per t’ju imponuar ne prag te konkursit. /ShkodraWeb/