“Barazimi ndaj Vllaznisë ishte rezultat i drejtë”, Ndriçim Shtubina: Egnatia synon Kupat e Europës…

Egnatia mori një barazim 1-1 sot ndaj Vllanznisë. Skuadra e drejtuar nga Gugash Magani ndodhet në vendin e 6-të me 10 pikë pas 8 javësh, ndërsa pretendojnë akoma më shumë. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, sulmuesi shkodran i Egnatias, Ndriçim Shtubina u shpreh:

Ndeshja me Vllazninë? “Njerzit janë të kënaqur me ecurinë dhe pikët, por ne kërkojmë më shumë pasi kemi skuadër me potencial. Kemi qenë dominues ndaj disa skuadrave të tjera, por duhet kohë pasi disa lojtarë kanë ardhur pa fazë përgatitore. Vllaznia është e lexueshme këtë sezon pasi luan vetëm nga krahët dhe po i bllokove krahët, lojtarët e tjerë nuk kanë fantazi.

Trajneri i ka kërkuar Isenit që të gjuajë sa më shumë pasi del shumë herë dhe nuk gjuan. Për ndeshjen e sotme, rezultati është i drejtë. Në ndeshjen me Teutën mund të kishim marrë më shumë pasi u ndëshkuam me një penallti në fund.

Trajneri Magani po punon edhe nga ana psikologjike pasi vijmë nga Kategoria e Parë dhe duhet ndryshuar mentaliteti. Egnatia është një skuadër profesioniste që nga presidenti, stafi apo edhe trajneri. Egnatia nuk është rastësi dhe nuk është për një kohë të shkurtër, por është një projekt afatgjatë.


Jemi një skuadër me 18 lojtarë të barabartë që çdo kush që futet në fushë bën diferencën. Skuadra do të jetë shumë e fortë në vazhdim, nuk them që do të dalim kampion. Objektiv? “Presidenti kërkon çdo javë fitore dhe kërkon të jemi në Kupat e Europës.

Është vështirë të flasësh para kohe, por unë besoj deri në fund pasi shikoj një skuadër të fortë. Nëse këtë sezon nuk futemi në Europë, vitin tjetër do të futemi dhe për këtë u jap fjalën”, u shpreh Shtubina.

Open

Close