ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Barazimet në dy ndeshjet e fundit të javës së 10- të të Superligës favorizojnë Vllazninë në renditje…

Një ndeshje larg pritshmërive ishte ajo që përmbylli javën e dhjetë të kampionatit të Superligës mes Partizanit dhe Kukësit. Ndeshja që u luajt pasditen e së hënës në “Selman Stermasi” përfundoi me porta të paprekura duke bërë që të dyja ekipet të merrnin nga një pikë nga ky takim.

Të dyja ekipet me sa u pa në fushë kishin hyrë në këtë ndeshje me mendimin për të mos humbur dhe kjo u vërtetua dhe me kalimin e minutave. Një ndeshje e dyluftuar shumë në mesin e fushës dhe me raste sporadike në të dyja portat.

Mëgjithatë për të kuqtë kjo pikë e marrë në këtë ndeshjes ishte mjaft e rëndësishme pasi momentalisht janë të vetëm në krye të renditjes me një pikë diferencë.

Në ndeshjen tjetër Flamurtari barazoi me Skënderbeun në shtëpi duke thelluar dhe më tej krizën e vlonjatëve për rezultate dhe duke bërë që Kategoria e Parë të ndjehet më pranë edhe pse sapo ka filluar faza e dytë e kampionatit.

Miqtë nga Korça kaluan të parët në avantazh me Bregun në minutën e 23 të takimit, i cili barazua nga Sukaj në minutën e fundit të pjesë së parë.

Nisur nga rezultatet e ketyre ndeshjeve, ajo qe ka perfituar nga keto dy barazime, eshte Vllaznia. Kuqeblute mbajne vendin e peste ne renditje pas javes se 10-te, sepse me barazimet e sotme, Kukesi dhe Skenderbeu kane qendruar poshte tyre ne renditje.

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.