Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Ekonomia

Banka Botërore: 70% e familjeve të varfra në Shqipëri nuk përfitojnë ndihmë ekonomike

ShkodraWeb 4 March, 2018
ndihmaEkonomikeProtesteSh

Banka Botërore deklaron se 70 për qind e familjeve më të varfra në Shqipëri janë të përjashtuara nga ndihma ekonomike. Të dhënat janë bërë publike në një raport auditimi mbi projektin e modernizimit të asistencës sociale.

Raporti ka analizuar familjet që përbëjnë 10 përqindëshin më të varfër të popullsisë, ose 75 mijë familjet më të varfra të vendit. Sipas tij, vetëm një e treta e tyre janë të mbuluara nga ndihma ekonomike, ndërsa pjesa tjetër jo.
ndihma ekonomike rasti basha

Kjo do të thotë se, nga 75 mijë familjet më të varfra të vendit, vetëm 22 mijë prej tyre marrin ndihmë ekonomike, ndërkohë që 53 mijë familje të tjera nuk përfitojnë.

Skema e ndihmës ekonomike në Shqipëri ka qenë historikisht e denatyruar, duke mos shkuar te më të varfrit. Në vitin 2012, qeveria e atëhershme dhe Banka Botërore nisën një program të posaçëm për modernizmin e skemës. Programi, i cili përfundon në dhjetor të këtij viti, parashikon një sistem të ri për përcaktimin e familjeve që trajtohen me ndihmë.

Në dy muajt e parë të këtij viti, përmes këtij sistemi, qeveria ka hequr ndihmën ekonomike për mbi 20 mijë familje. Por, kjo ka shkaktuar përplasje të forta politike.

Opozita ka akuzuar qeverinë se po përjashton nga ndihma familjet që jetojnë në mjerim, ndërkohë që rrit shpenzimet për luksin e zyrtarëve. Vet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar disa prej familjeve të përjashtuara, duke i bërë thirrje qeverisë të rikthejë ato urgjentisht në skemën e ndihmës ekonomike./Top Channel/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO/ Nuk respektuan rregullat e Shengenit, mbi 3 mijë shqiptarë u kthyen në kufi
Artikull pas: SHERRI MES TYRE/ Rosela Gjylbegu i rikthehet Encës: Ja pse e përmenda

TË FUNDIT

numerim leke 2025
  • Ekonomia

INSTAT – Lezha dhe Shkodra, 2 qytetet me pagat mesatare më të ulëta në vend, Tirana me më të lartën

ShkodraWeb 13 October, 2025
pensionist ne pune 2025
  • Ekonomia

STATISTIKAT – Ikin të rinjtë, punojnë pensionistët, rritet me 7.5% angazhimi i tyre nga vitit 2023…

ShkodraWeb 20 August, 2025
Tatimet-Shkoder
  • Ekonomia

Kalon në pronësi të Bashkisë Shkodër objekti “Godina Tatim Taksa Shkodër”, ja për çfarë do të përdoret

ShkodraWeb 23 July, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.