Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

VIDEO – Banditë me uniformën e shtetit dhunojnë gazetarin Simon Shkreli në sy të fëmijëve, RENEA sillet si grup mbi ligjin

ShkodraWeb 6 January, 2022
simon shkreli renea

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Gazetari i ABC News dhe TV Rozafa, është dhunuar nga disa efektivë të RENEA- s. Ngjarja merr përmasa më të rënda teksa gjithçka ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të gazetarit Shkreli. Vetë ai e përshkruan kështu ngjarjen e rëndë:

“Sonte teksa kthehesha be shtepi me dy femijet e mij. Forcat Speciale RENEA po kryenin kontrolle ne zonen e Kryqezimit te Ish Deges se Brendeshme. Nderkohe une nxorra telefonin dhe po filmoja. Nderhyne forcat Renea dhe thane mos filmo. Une nxorra bexhin e gazetarit dhe ju thash jam gazetar. Prezent ishte edhe Drejtori i Policise Shkoder Hamdi Fjora dhe shefi i komisariatit Paulin Çupi. Drejtori Fjora me thirri afer makines se tij dhe une u afrova. Drejtori Fjora me tha: nuk te njohin. Une i thash s’kane nevoje te me njohin sepse kam bexhin. Aty nje nga efektivet e RENEA me thirri ne emer dhe me tha mos bertit. Une nuk bertas dhe jam ne punen time. Plus qe jam me dy femij. Aty me kapi njeri nga krahi dhe me tha ik se je me familje o bythqire se te tregojm ne. Dhe tjerti ke kapi nga gjoksi dhe me hoqi bexhin e gazetarit. Ne ato momente forcat RENEA u larguan.”, shkruan Shkreli në Facebook.

Ndërsa bashkëshortja e Shkrelit, edhe ajo gazetare, Eliona, jep detaje që e bëjnë edhe më të rëndë ngjarjen. “Nje akt I paprecedent, I dhunshem u ushtrua sonte ndaj gazetarit te ABC News dhe TV Rozafa Simon Shkrelit nga ana e forcave Renea. Ajo qe eshte e pafalshme, eshte dhuna dhe fjalori I perdorur nga ana e atyre qe duhet te na mbrojne, në sy te femijeve 8 dhe 4 vjec. Sapo mberrita ne shtepi, djali me lot ne sy me tha “Mami jam shume I deshperuar” e pyeta pse dhe me tha “une nuk du qe babi me shku ne burg”, ndersa vajza 4 vjec vetem shikonte dhe arrija te shihja ne syte e saj, friken. Dhe e gjitha kjo ndodh ne sy te drejtorit te policise, I cili pervecse nuk denjon te mbroje nje qytetar te Shkodres dhe nje gazetar qe po bente punen e tij, largohet si tinxar menjehere bashke me forcat Renea.

E denoj fort kete rast, jo vetem pse Simoni eshte bashkeshorti jem, jo vetem pse aty ishin femijet e mi, por sepse neser mund ti ndodhe cdo kolegu ose kolegeje, e ndoshta mund ti ndodhe edhe me rende se kaq. Kjo eshte policia e turpit, policia qe une nuk dua. Prandaj braktiset ky vend, prandaj te rinjte ikin sepse ne vendin tone nuk ka me siguri, nuk ka me ekonomi. Ne Shqiperi denohet dhe dhunohet I ndershmi, ndersa “hori” lartesohet.”, shkruan kolegia Eliona Shkreli.

Mjaft i ashpër ka qenë edhe reagimi i kolegëve të tjerë, në mbështetje të gazetarit Simon Shkreli. Gazetari Senad Nikshiqi shkruan në Facebook: “Forcat RENEA keto zagar te droges e krimit, qe s’dine sa mijera euro kane sonte kane bere nje sjellje harbute ndaj kolegut Simon Shkreli Normalisht RENEA ka edhe çuna hajrit sa te duash por i referohem atyre bundrave qe flejne duke rujt drogen e zgjohen duke ndare parate me kriminelet. I referohem atyre qe nuk lejojne qytetaret te kalojne bregdeteve se po transportohet droga apo atyre qe çojne info sa nje grup ne nje grup tjeter kriminal duke futur perplasje e duke prodhuar vrasje apo atyre qe diten veshin uniformen e RENEA dhe ne darke vrasin me pagese ne gjithe Ballkanin se ne Shqiperi e kane bere bajat!

Mos i prekni gazetaret o zagar te krimit, gazetare qe bejne nga 3 puna nga mengjesi ne darke per te mbajt familjen. Te pakten ne Shkoder asnje prej tyre nuk eshte milionere o krimbat e policise. Si mund te preket nje gazetar qe eshte me familjen, aq me teper me dy femije te vegjel. Ju jeni krimba qe njollosni te gjithe policine. Ftoj koleget te reagojne dhe Unionet e gazetareve sepse si Simoni mund te jemi ne neser. Po ashtu ftoj policine e shtetit ta perjashtoje ate krimb nga policia sepse i dalin boll leket e krimit, droga e nates apo kapuçi i vrasjeve me pagese ne erresire.

Simon Shkreli edhe pse i ka treguar bexhin e gazetarit, edhe pse ka qene me femije krimineli i RENEA ne syte e drejtorit te policise vendore Shkoder i moren bexhin me force dhe e fyen me fjale te renda duke i thene “O BQ je me familjen se e dime ne se çfare do te kishim bere”. Absurde! Respekte per qindra police te ndershem dhe perbuzje per keta krimba te krimit qe mbajne veshur me turp uniformen e policise se shtetit. Ministri i Brendshem bashke me drejtorin e policise Nano te marrin masat e duhura.”, shkruan Nikshiqi.

Është momenti që këta efektivë të RENEA- s të identifikohen dhe të marrin ndëshkim ekzemplar. Ata nuk duhet të jenë më pjesë e strukturave të sigurisë e rendit në këtë vend por edhe të ndiqen penalisht për sjelljen e turpshme dhe të patolerueshme. Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Profesionistë të Veriut- UGPV Albania, me qendër në Shkodër. Më poshtë, deklarata./ShkodraWeb/

Post navigation

Previous: RAPORTI – Rritet numri i infektimeve në 24 orët e fundit, 5 humbje jete nga Covid- 19 në Shqipëri
Next: EMRI – Policia e Shkodrës arreston 19- vjeçarin, dyshohet se pa përdhunuar e kërcënuar një 15- vjeçare

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
  • SPAK kërkoi pushimin e çeshtjes për gjyqtaren Irena Gjoka, GJKKO ia rikthen për plotësim hetimesh për 6 muaj 19 May, 2026
  • Rikthehet murtaja e ruminantëve të vegjël, fermerit në Dajç të Shkodrës i asgjesohen 20 krerë, priten edhe 60… 19 May, 2026
  • “Vetëgjyqësi e Valon Ademit”, situata në aeroportin e Vlorës, reagon ekipi i avokatëve të Behgjet Pacollit 19 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 19 maj 2026… 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
besnik hysaj 2026

Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes

ShkodraWeb 21 May, 2026
trofeu final 4 2026

FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën

ShkodraWeb 20 May, 2026
ervin dushi policia goditur 2026

VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi

ShkodraWeb 20 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.