BANDA E VRASJEVE/ Pritej dhenia e vendimit, seanca deshton per mungese te avokateve

Shtyhet gjyqi te Krimet e Rënda për bandën e vrasjeve me pagesë, ku mes të akuzuarve është edhe Admir Tafilaj. Shkak është bërë mungesa e avokatëve, ndërsa sot ishte parashikuar seanca e fundit e mbrojtjes ku do të shpallej edhe vendimi. Për rastin në fjalë, gjykata ka deklaruar se për avokatët problematikë do të aplikohet Kodi i ri Procedurës Penale ku për cdo mungesë penalizohen më gjobë deri në  50 mijë lekë.

Prokuroria kërkoi në pretencë në Korrik 2017;
Për Admir Tafilin kërkohet burg për jetë
Për Kristi Pinen 10 vite burg
Për Dritan Peksanin 25 vite burg
Për Elson Merdanin 25 vite burg
Për Fatos Kokën 3 vite burg
Për Klajdi Shermandhi 5 vite burg
Për Alfred Qefaliajn 27 vite burg