
Rajoni nuk po gjen qetësi nga lëkundjet e tërmetit. Në orët e para të mëngjesit të së dielës një tërmet me magnitudë 4.8 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar në Bosnje- Hercegovinë.
Mediat bëjnë me dije se tërmeti ka qenë me thellësi 8 km ndërsa epiqendra e tij ishte 40 kilometra në juglindje të Mostarit.
Aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale por vetëm panik te banorët që kanë lënë shtëpitë e tyre për disa minuta.
Dy ditë më parë tërmeti me magnitudë 5.7 ballë goditi Bosnje Hercegovinën, ndërsa lëkundjet u ndjenë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Slloveni dhe Kroaci.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!