Raporto TI

“Ballist” Morina vijon betejen kunder ekstradimit ne Serbi, ankimon ne gjykaten e larte kroate

Ismail Morina ka dorëzuar sërish në Gjykatën e Lartë dosjen për apelimin e vendimit të Gjykatës së Dubrovnikut, e cila i hapi dritën jeshile ekstradimit të tij në Serbi për t’u gjykuar për ngritjen e dronit në ndeshjen e para tre viteve në Beograd.
Lajmi konfirmohet për Shqiptarja.com nga vëllai i Ismail Morinës. Xhevahir Morina një lidhje telefonike sqaroi se para pak ditësh dosja është dorëzuar për herë të dytë nga avokati në Gjykatën e Lartë.
Familja Morina beson se Gjykata e Lartë do të marrë një vendim në favor të Ismailit, referuar vendimit të parë që e rrëzoi Gjykatën e Dubrovnikut duke e rikthyer dosjen për rishqyrtim. “Kemi besim se Gjykata e Lartë do të rrëzojë vendimin e Shkallës së Parë të Dubrovnikut. Ismaili nuk duhet që të ekstradohet në Serbi” shprehet vëllai i tij.
Xhevahir Morina thotë se qeveria shqiptare vazhdon lëvizjet për të mos lejuar ekstradimin, ndërsa në këto muaj ankthi ka shkëmbyer disa herë mesazhe me Presidentin e FSHF, Duka, i cili e ka mbështetur.
Ismail Morina qëndron në burg në Kroaci prej fundit të muajit Qershor, por vëllai i tij thekson se është lodhur nga pritja, por është i fortë dhe beson se do të lirohet.
Xhevahiri gjatë bisedës kishte një mesazh për tifozët e Kukësit, të cilët sipas tij e kanë braktisur ‘Ballistin’ që tashmë është edhe një hero kombëtar. /shqiptarja.com/