Bajerni ka bërë një goditje të madhe ende pa nisur merkatoja verore. Lukas Hernandez është lojtari më i ri i bavarezëve, të cilët e kanë zyrtarizuar përmes një postimi në “Twitter”.
Francezi u transferua për 80 milionë euro nga Atletiko dhe përbën blerjen më të shtrenjtë në historin e klubit gjerman.
Mbrojtësi francez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare dhe do të veshë fanellën e Bajernit në 1 korrik. Ky është lojtari i dytë që sigurojnë gjermanët pas Pavard, në merkaton e janarit.
🔴⚪ Der #FCBayern verpflichtet @LucasHernandez! Der 23-jährige Weltmeister erhält einen Fünfjahresvertrag bis zum 30.6.2024. 👏 #MiaSanMia #ServusLucashttps://t.co/qCAKokRUgK
— FC Bayern München (@FCBayern) March 27, 2019