Bajern merr edhe trofeun e dytë në Gjermani, bavarezët synojnë tripletën me Champions League…

Bayern Munich ka fituar trofeun e dytë sezonal. Bavarezët mposhtën me lehtësi 4-2 Leverkusenin në finalen e Kupës së Gjermanisë dhe janë në rugën e duhur për të finalizuar tripletën.

Bavarezët vepruan shpejtë dhe arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 16’, kur David Alaba shënoi një gol të bukur nga goditja e dënimit. Tetë minuta më vonë, Serge Gnabry vërtetoi se Bayern ishte aty me synimin e qartë – fitoren në këtë finale – duke realizuar për 0-2.


Fitoren e Bayern e vulosi Robert Lewandowski, kur në minutën e 59’ shënoi për 0-3, duke i dhënë qetësinë maksimale skuadrës së tij.

Leverkusen gjeti golin e parë me anë të Sven Bender, i cili realizoi për 1:3 në minutën e 63′. Lewandowski ndali gëzimin e ‘Aspirinave’ duke u kundërpërgjigjur përsëri në minutën e 89′, kurse rezultatin final e vendosi Kai Havertz, kur në minutën e 95′ shënoi nga penalltia për 2:4.

Me këtë fitore në finalen e Kupës së Gjermanisë, Bayern shton edhe një trofe në historinë e tij.

 ABCOM ║ VODAFONE