FOTO/ “Babalja” i qeshur në krah të avokatit të tij pas lirimit, zbulohet edhe vendimi i gjykatës që i ktheu lirinë…

Pas lirimit të Albert Veliut, i njohur ndryshe si “Babalja”, rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës, një foto e tij, ku ai duket i buzëqeshur krah avokatit të tij ka mbërritur në redaksinë e ShkodraWeb. Në foton e mëposhtme duket qartë Babalja- Albert Veliu së bashku me avokatin e tij, Tomë Gashi. Ndërsa në vijim është edhe vendimi i gjykatës të Prshtinës që urdhëron lirimin e Babales dhe kthimin e sendeve të tij.

Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj “Babales” ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

“Babalja” akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin “Babalja 1”, ku në një audiopërgjim pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge.