“Babale” zbulon misterin e audiopërgjimit: Ja kush është “Taulanti nga Librazhdi” që përmendet aty…

Loading...

Në audiopërgjimet e Fredi Alizotit, përmendet edhe një emër, “Taulanti nga Librazhdi”, për të cilin Prokuroria nuk ka ende dijeni se kush mund të jetë. I pyetur se cili është “Taulanti nga Librazhdi”, në audiopërgjimin e Fredi Alizotit, Albert Veliu, për emisionin “Open”, dha referenca drejt kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës.

“Taulanti është ai djali i shkathët, që ka lidhje me të gjithë “kingat” e Shqipërisë. Është ai që del e thotë ‘Babale 1’ e ‘Babale 2’, e me radhë. E di e gjithë Shqipëria, cili është ky Taulanti. Ne babale jemi, e babale do vdesim, por nuk jemi si Taulanti”, deklaroi Albert Veliu. Babalja theksoi më tej se audiopërgjimet e publikuara nga prokuroria, në shumë momente mund të jenë të manipuluara dhe jo reale, pasi “ata mund t’i bëjnë si të duan”, sipas tij.

Loading...