Skip to content
12 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Babai tregon momentet rrëqethëse kur e bija 13-vjeçare dha shpirt: Mjeku më tha jepi paracetamol

ShkodraWeb 3 April, 2018
fruthiEpidemi

8 ditë pas vdekjes së 13-vjeçares, familja Smajli nga fshati Berishë i Pukës ka thyer heshtjen duke bërë me faj bluzat e bardha në Fushë Arrëz për humbjen e vajzës.

I ati i 13-vjeçares Lini Smajli tregon momentet e rënda kur vajza dha shpirt si dhe telefonatën me mjekun e familjes që sipas tij pa e parë dhe vizituar fëmijën e ka këshilluar të mos shqetësohet por ta trajtojë me paracetamol me argumentin se është grip. Humbja e vajzës e ka dërrmuar në shpirt por thotë se rron me shpresë që të paktën të shpëtojë vajza tjetër, më e vogël që prej 8 ditësh ndodhet në reanimacionin e pediatrisë në QSUT e prekur nga një pneumoni masive në anën e djathtë, raporton “BW”. E pyesim nëse e ka parë vajzën dhe se çfarë ka biseduar me mjekët por lini vetëm ngre supet.

Nga kryefamiljari mësojmë se e gjithë familja Smajli ka braktisur shtëpinë në fshatin e thellë në Fushë Arrës dhe është transferuar momentalisht në pavijonet e QSUT ku veç vajzës 11-vjeçare mbahen të shtruar edhe 3 djemtë, që ndodhen në shërbimin infektiv për të rritur.

60-vjeçari mezi i mban lotët teksa flet për dramën që ka pllakosur në familjen e tij të varfër ku edhe e vetmja e ardhur nga ndihma ekonomike 5 mijë lekë në muaj i është ndërprerë që në janar pasi siç thotë edhe vetë e ka pasur të pamundur të shkojë në qytet për të bërë dokumentet për shkak të izolimit nga dëbora.

Për qeverinë ka vetëm një lutje, që ta ndihmojë në hallin e madh që i ka rënë.

Të kontaktuar nga News24 burime zyrtare nga QSUT pohojnë se gjendja shëndetësore e 11-vjeçares është përmirësuar ndjeshëm dhe se është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mjekët po mendojnë për ta transferuar në pavijon.

Të shëruar konsiderohen edhe 2 djemtë e mëdhenj të familjes Smajli që thuhet se do të lënë spitalin ditën e mërkurë. Djali tjetër do të vazhdojë të qëndrojë në spital për shkak të infeksionit në vesh që i shkakton gjakderdhjen.

Sipas spitalit “Nënë Tereza” shërbimi mjekësor i ofruar për 4 fëmijët e familjes Smajli ka qenë maksimal dhe nuk i ka munguar asnjë medikament.

Post navigation

Previous: DEPORTIMI I 6 TURQVE/ Flet Gulen: Banditët po rrëmbejnë njerëz në Kosovë…
Next: E përjashtoi Rama nga PS-ja, këshilltari njofton atashimin tek PD Kukës: Sot jam i penduar, kam qënë në zyrën e Ramës…

TË FUNDIT

berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026

TË FUNDIT

  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
  • DOKUMENTI – Letra e dorëheqjes së parevokueshme, arsyet që detyruan rektorin Gjuraj për vendimin e tij 11 June, 2026
  • “DASH ka miratuar përjashtime”, “Ministria e Jashtme” e SHBA- së konfirmon heqjen e “non grata” për Berishën 11 June, 2026
  • “Vizë për emergjencë shëndetësore”, Evi Kokalari komenton heqjen e “non grata”: Sali Berisha mos mashtro 11 June, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqje të parevokueshme nga detyra Tonin Gjuraj, rektori i UNISHK… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Nga Spanja tek Franca e Argjentina, super kompjuteri bën parashikimin për fituesit… 11 June, 2026
  • BOTËRORI – Do të luhen 50 miliardë dollarë, rekord bastesh për 2026, rritje e madhe nga “Katar 2022” 11 June, 2026
  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

unishk bardh e zi

OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë

ShkodraWeb 12 June, 2026
berisha dash 2026

“Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump

ShkodraWeb 12 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 12 qershor 2026…

ShkodraWeb 12 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.