VIDEO/ Djali sëpatë kokës vajzës dhe nuses së xhaxhait, mister arsyet e aktit të rëndë…(detajet)

Nje ngjarja e rende ka tronditur qytetit e Vlores, ndersa raportohet se nje burre ka goditur me sepate dy familjaret, vajzen e xhaxhait dhe nusen e xhaxhait. Ngjarja ka ndodhur ne Gumenice te Vlores, ndersa ende nuk dihet shkaqet. Sipas informacioneve paraprake, dy te lënduarat ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.