Babai i Indrit Çelajt i jep fund jetës me fotoksinë, i vranë të birin për një kondicioner…

Një 63-vjeçar në Mallakastër i ka dhënë fund jetës duke pirë fotoksinë.

Mësohet se viktima është Batjan Çelaj, babai i Indrit Çelajt, tekniku i kondicionierëve i cili u vra nga vellezërit Griseldo dhe Albano Kusi, në 22 gusht të vitit 2019 në Tiranë, pas një konflikti për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionierit.


“U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në datën 15.09.2022, shtetasi B. Ç., 63 vjeç, banues në Mallakastër, ka pirë fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.