Mjeku ligjor qe ka ekzaminuar trupin e pajete te Anxhelina Petro, ekzekutuar nga babai i saj, i cili me pas e groposi ne oborrin e shtepise. Ai ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë e Shqipërisnë. Edhe pse vajza luftoi për një kohë të gjatë me babanë e saj, nuk shpëtoi pasi goditjet ishin të shumta.
Ai ka treguar se ajo nuk ishte thjesht nje vrasje, por nje makabritet.
“Nuk ishte nje krim i eger, ishte nje brutalitet” ka thene ai, raportojne medat greke.
Ndërsa Angelina 29 vjeç, u varros në oborrin e shtëpisë në zonën Fox në Korfuz nga babai i saj, ai u lut për ndihmë duke i thënë policisë: “Ju lutem, më ndihmoni të gjej fëmijën tim.”
Vrasësi i pamëshirshëm u “thye” pas marrjes në pyetje të vazhdueshme të policisë gjatë dëshmisë të gjatë, duke zbuluar krimin se si ai e vrau me një shufër hekuri vajzën e tij.
Sipas mjekut ligjor Chrysavgi Kousi, vajza e pafat edhe pse luftoi per një kohë të gjatë me vrasësin, nuk ishte në gjendje për të shpëtuar pasi goditjet ishin të shumta.
«Vajza u godit disa herë, të paktën shtatë here ne koke. Gjithashtu, ajo eshte munduar te mbrohej, duke ngritur duart lart, per te mbrojtur koken dhe fyturen nga goditjet”- thote mjeku.
“Gjitha sa pashe me ka lene te shtangur, une nuk mund ta kuptoj se si një prind godet fëmijën me te tillë tërbim. Dhe, pastaj si ka mundur te pastrohet nga gjaku dhe te fshehe gjurmet. Nuk ishte nje krim, por nje terbim i eger”- thote mjeku ligjor.