“Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë sonë”, Edi Paloka kujton liderin e “Dhjetor ’90”

Shkruan në Facebook Edi Paloka, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD- së: 23 vite më parë ne humbëm Azem Hajdarin në një pusi të ngritur nga bandat e pushtetit! Humbëm një nga luftetarët e vërtetë për liri dhe të drejta, mbase të papërsëritshëm në llojin e tij!

Azemi ështe një pjesë thelbësore e historisë së PD dhe pluralizmit në Shqipëri. Azemi është shembulli më i qartë se liria dhe të drejtat fitohen në beteja ballë për ballë, në beteja të forta e të vështira, që mund të kërkojnë dhe sakrifica sublime por pa të cilat është e pamundur të fitohet.


Azem Hajdari dhe Sali Berisha janë pjesa më e mirë e historisë sonë, të historisë së shqiptarëve gjatë këtyre 30 viteve pluralizëm ! Nderimi i kësaj historie nuk është thjeshtë detyrim moral i yni, por detyrim ndaj vlerave dhe bazamentit të parimeve mbi të cilin duhet të ngrihet dhe e ardhmja e këtij vendi!

Respekt e nderim!