
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi sot, më 20 mars, vendimin e Shkallës së Parë për sekuestron e 34 pasurive të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij.
Bëhet me dije se Apeli nuk ka legjitimuar avokatin e paraqitur në emër të Ervis Martinajt, pasi nuk ka pasur një prokurë të posaçme nga ky i fundit, por ishte firmosur nga familjarët e Martinajt.
Ndërkohë që edhe në lidhje me pasuritë në emër të këtyre të fundit, nuk ndryshoi asgjë nga sa më parë ishte shprehur GJKKO.