Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Avokati i Popullit” godet Qeverinë “Rama”: Sistemi i ri i ndihmës ekonomike ka përjashtuar të varfrit

ShkodraWeb 17 April, 2018
lypsarQindarka

Aplikimi i sistemit të ri informatik në ndarjen e ndihmës ekonomike ka krijuar konfuzion dhe në shumë raste ka përjashtuar shtresat vulnerabile nga kjo ndihme e cila edhe për familjet përfituese është shumë më e ulët se minimumi jetik në vend. Avokati i Popullit në një raport të posaçëm për Kuvendin referoi se sistemi për përfitimin e ndihmës ekonomike duket se ka krijuar konfuzion dhe shqetësim te madh për qytetarët.

Avokati referon se, sipas familjeve në nevojë, problemet fillojnë që nga përjashtimi në mënyrë të padrejtë nga ndihma ekonomike deri tek ulja e shumës së parave në shifra qesharake. Për familjet, me të ardhura minimale për jetën, ndihma ekonomike është i vetmi burim financiar për të përballuar shpenzimet e jetesës.

Ajo që përbën një problem kryesor dhe lehtësisht të evidentueshëm, sipas Avokatit është se: masa e ndihmës ekonomike është shumë e ulët dhe thuajse e papërfillshme në raport me shpenzimet mujore më të domosdoshme që i duhen familjes, ose një individi të vetëm për të mbijetuar, e jo më pastaj për të konsideruar për dinjitet dhe integrim në shoqëri.

E pajustifikueshme për ekzistencën e kësaj gjendje është mos përcaktimi i një minimumi jetik dinjitoz, qoftë edhe brenda mundësive të burimeve të shtetit shqiptar, i cili, pa dyshim, do të plotësonte më mirë nevojat e çdo qytetari në nevojë..

Disa nga problematikat e konstatuara nga shqyrtimi i ankesave për ndihmën ekonomike janë:

1-Mos informimi i mjaftueshëm dhe në kohë i qytetarëve për kriteret, procedurat dhe plotësimin e dokumentacionit të përfitimit të ndihmës ekonomike.

2- Masa e ulët e shumës së përfituar nga përfituesit në përgjithësi, dhe jetimët dhe viktimat e trafikikimit në veçanti.

3-Mungesa e burimeve njerëzore për të verifikuar fizikisht banesat dhe kushtet e jetesës të përfituesve 1 herë apo dy herë në vit, siç parashikohet në ligj.

4- Mungesa e parashikimit të fondeve të organeve të qeverisjes vendore, të destinuara për përfituesit e ndihmës ekonomike në masën 3%, siç parashikohet në ligj.

5-Mungesa e shumë shërbimeve shoqërore, të cilat do të rrisnin cilësinë e jetës të qytetarëve përfitues të ndihmës ekonomike dhe familjeve të tyre.

6-Mosofrimi pranë vendbanimit të tyre i kurseve të formimit profesional dhe përmirësimi i cilësisë së tyre.

7-Përjashtimi nga ndihma ekonomike e personave me aftësi të kufizuara në pjesën që i takon atyre, kur familja është në kushtet e përfitimit të ndihmës ekonomike.

8- Mos aplikimi i programeve sociale, ku përfituesit e ndihmës ekonomike të përfshihen duke dhënë kontribut me punën e tyre dhe kjo të influencojë në rritjen e të ardhurave të familjeve të tyre.

Avokati vë në dukje se se shtrirja e zbatimit të regjistrit elektronik të ndihmës ekonomike në të gjithë vendin do të shkaktojë problematika të cilat u vunë re gjatë pilotimit të tij në 3 qarqet e vendit, Tirane, Elbasan dhe Durrës, ku zbatimi i tij filloi në muajin qershor 2014. Duke qenë se programi i ndihmës ekonomike ka si qëllim mbrojtjen e personave në nevojë, të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë një standard të përshtatshëm jetese për veten dhe familjen e tyre, shteti shqiptar duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për arritjen e objektivave sociale të parashikuara në Kushtetuten e Republikës së Shqipërisë./monitor.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: ZYRTARE/ Mogherini: KE vendos rekomandimin për hapjen e negociateve të Shqipërisë me BE-në
Artikull pasardhës: Hapja e negociatave, flet Majlinda Bregu: Dritë jeshile në fund të tunelit, Europa ju shkon shqiptarëve!

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.