“Avion 100 mijë euro për weekend në Paris për Ramën”, Endri Fuga i kryeministrit i pergjigjet PD- së dhe PDIU- së

Partia Demokratike dhe Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet akuzojnë kryeministrin Edi Rama se shpërdoron 100 mijë euro të shqiptarëve për udhëtim me ‘charter personal’ apo avionin Air Albania për udhëtim weekend- i në Paris.

Bardhi thotë se Rama pa asnjë shpjegim e njoftim zyrtar shpenzon lekët e shqiptarëve duke përdorur Air Albania vetëm për vete ndërkohë që shumë shqiptarë presin të riatdhesohen.


Postimi i Gazment Bardhit në faqen zyrtare në Facebook

Ai thotë se mosha dhe zullumet po e plakin Ramën që po braktiset çdo ditë nga qytetarët. Nga ana tjetër PDIU akuzon se Rama në ditët më të zeza të shqiptarëve dhe kur u kërkon qytetarëve të mos përdorin automjete largohet me avionin ”Air Albania” ndërkohë që dhjetra shqiptarë presin të riatdhesohen po me atë avion.

Nga qeveria ka pasur menjëherë një reagim, pikërisht nga këshilltari mediatik Endri Fuga i cili shkruan në Twitter se avioni përdoret vetëm për udhëtime pune dhe që ata që sot shpifin i kanë bërë ato për të cilat shpifin kur ishin vetë në qeveri.

Postimi i Endri Fugës në profilin e tij në Twitter
Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media