Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Personazh

Autori i himnit shqiptar “Xhamadani vija- vija” ka ditëlindjen, “Mjeshtri i madh” i muzikës Zef Çoba feston 73 vjetorin…

ShkodraWeb 17 July, 2024
zef coba rozafa

Do të mjaftonte një këngë himn si “Xhamadani vija- vija” që emri i tij të shënjohej në librin e artë të muzikës shqiptare. Por Zef Çoba, mjeshtri shkodran i muzikës ka shumë më shumë se kaq jo vetëm karrierë por edhe suksese. Pikërisht sot, mjeshtri Zef Çoba feston ditëlindjen, duke arritur në 73 vite jetë të suksesshme artistike dhe profesionale.

Zef Çoba është autor këngësh i njohur. Zef Çoba ka lindur në një familje qytetare shkodrane.  Që në fëmijëri ka manifestuar pasionin e tij për muzikën. Ka mbaruar studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë, në vitin 1974, në degën e dirigjimit koral, nën drejtimin e pedagoges Rozmari Jorganxhi.

Pas mbarimit të shkollës, punoi në qytetin e Peshkopisë e më pas në vitin 1980 në Shkodër me detyrën e përgjegjësit të muzikës, pranë Shtëpive të Kulturës së këtyre qyteteve. Ka studiuar trashëgiminë e pasur folklorike, kryesisht të trevave ku ka punuar, si dhe në mënyrë autodidakte ka zhvilluar studime në fushën e kompozicionit.

Në vitin 1989, me vendim të “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” të Shqipërisë, del në profesion të lirë si kompozitor. Në vitin 1991 fillon punë në Radio – Shkodra, gazetar i emisioneve dhe programeve muzikore si dhe kryeredaktor.

Qe nga viti 2003 punon në Universitetin e Arteve Tiranë ne Fakultetin e Muzikës, pedagog në lëndët e dirigjimit koral, klasës korale, muzikë dhome, harmoni etj.

Në vitet 1997 deri 2001, jep kontributin e tij si dirigjent i korit ”Dom Mikel Koliqi” të Kishës Katedrale në Shkodër. Në vitin 2004 drejton korin e Kishës Katedrale “Shën Pali” në Tiranë. Qe nga viti 2010 e ne vazhdim është drejtues i Korit të Kishës së Shën Françeskut në Gjuhadol, Shkodër.

Ka qenë anëtar i bordit të fondacionit SOROS dega Shkodër (1997-2000), anëtar i bordit te fondacionit PRO HELVETIA Tiranë (2002 – 2004), anëtar i bordit CREATIVE CITY me qendër në Shkodër (2004-2008). Që në vitin 1983, është sekretar i muzikës për Degën e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Shkodër.

Ka kompozuar vepra e pjesë të ndryshme vokale e instrumentale, muzikën e 16 filmave artistikë, muzikë për teatër, këngë në stil të traditës së këngës qytetare shkodrane, për fëmijë etj. shumë prej të cilave kanë fituar popullaritet absolut. Ka kompozuar një cikël me romanca vokale të titulluar “Kënga e njeriut”; ciklin me këngë korale për fëmijë “E drejta dhe e shtrembra”, shumë përpunime këngësh popullore për kor, për solistë dhe kor etj. Është autori i këngës “Djali kumbares” me tekst te Fadil Krajes dhe kompozitori i kenges shume te njohur “Xhamadani vija- vija”, te cilën e ka kompozuar ne vitin 1993.

Në vitin 1999 ka themeluar në Shkodër Shoqatën MIQTE E MUZIKES “ROZAFA EXPRESSION” e cila ka katër seksione: Korin e të rriturve “Rozafa Expression”, seksionin e këngëtarëve popullorë “Në lulishten e këngës shkodrane”, grupin vokal të fëmijëve “Loja e notave muzikore” dhe seksionin “Miqtë e Muzikës”. Kori i kësaj Shoqate ka zhvilluar e zhvillon një aktivitet artistik e kulturor, kombëtar e ndërkombëtar, duke marre pjese me sukses ne festivale e veprimtari të rëndësishme.

I eshte besuar detyra për ngritjen e Akademisë se Arteve në Shkodër, me datën 8.10.2012 me dekret te Presidentit te Republikës emërohet Rektor i saj. Jep leksione pranë Fakultetit te Muzikës te kësaj Akademie, në lëndët e Edukimit Koral dhe harmoni. Me 3 shkurt 2021 Presidenti i Republikës i akordon titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Në drejtim, gjithnjë është karakterizuar nga një punë me disiplinë e kërkesa të larta artistike, për këtë në turnetë e zhvilluara si brenda dhe jashtë vendit, është vlerësuar me konsiderata të larta. ShkodraWeb i uron edhe 100 vite mjeshtrit të madh të muzikës shqiptare!

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: NGA EMILIA KOLIQI – Shkodra, si shumë qytete të tjera, ta harrojë identitetin e vet…!
Artikull pas: NGA SKENDER STRICA – Do të jetë një vlerë për qytetin nëse zbatohet siç e shohim në foto…

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025

TË FUNDIT

  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
  • VIDEO- PD Shkodër sërish konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje në votim… 11 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci voton bashkë me familjen, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje… 11 May, 2025
  • VIDEO – PD Shkodër në konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për ta mbështetur me votë… 11 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 11 maj 2025… 11 May, 2025
  • VIDEO – “I kanë harruar në Postën e Barbullushit”, u akuzua nga pensionistët se u ka marrë kartat, flet Besmir Lepi 11 May, 2025
  • FOTO – 380 punonjës policie marrin në ruajtje 8 KZAZ dhe 405 qendra votimi në qarkun e Shkodrës…. 10 May, 2025
  • VIDEO – “Punonjësi i Postës na ka marrë kartat”, denoncimi i pensionistëve: Nuk mund të votojmë… 10 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.