NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Automjeti përfundon në liqen, nxirret i pajetë një person, nuk dihet sa ishin në makinë…

Një aksident fatal ka ndodhur në aksin Gramsh- Cërrik pasi një automjet ka përfunduar në liqenin e Banjës ku deri tani mësohet se një person ka humbur jetën.


Deri tani nuk dihet se sa persona kanë qenë në automjet por zjarrfikëset po punojnë për nxjerrjen e automjetit.

Ndërkohë vendi ku ka ndodhur aksidenti, është në një shesh pushim dhe nuk dihen shkaqet se pse automjeti ka përfunduar në liqen.