Automjeti godet kabinën elektrike dhe dy makina, drejtuesi përfundon në spital ndërsa zona mbetet në terr…

Një automjet, drejtuesi i se cilit dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur, është përplasur fillimisht me një kabinë elektrike në Ishull- Lezhë dhe më pas ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë lagjes SMT.


Pas këtij aksidenti, drejtuesi i mjetit nuk është ndaluar duke goditur një mjet tjetër në qytetin e Lezhës.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rende drejtuesi i mjetit tip Benz i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Nga goditja e kabinës ka ngelur pa energji elektrike e gjithë zona e Ishullit.

Policia në vendin e ngjarjes po kryhen veprimet ne të tre vendet ku është përplasur mjeti. Tre përplasjet kanë ndodhur në një ditancë rreth 1 km larg njëra- tjetrës.

ShkodraWeb Channel

ShkodraWeb Channel