Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Auron Tare, vigjilent në mbrojtje të çdo krimi enverist…”

ShkodraWeb 5 April, 2018
dervishiTare

Nga Kastriot DERVISHI

1.
Auron Tare, vigjilent në mbrojtje të çdo krimi enverist, justifikoi përsëri krimin ndaj Atë Lekë Luli (vrasjen dhe djegien e kufomës) në korrik 1944, sepse sipas tij, ai nuk u vra si klerik dhe se ishte i armatosur. Ajo lloj vrasje që nuk përligjet ndaj një njeriu të thjeshtë e jo ndaj një kleriku dhe veprimtari si Atë Luli u mor në mbrojtje në vitin 2018, si tregues më i qartë që tregon se krimet e komunizmit gjatë luftës dhe pas saj, mbrohen pa më të voglën yshtje. Nuk e di motivin e kësaj avokatie sepse vrasësi nuk është nga katundi i origjinës së Tares.

Të gjithë klerikët katolikë të dënuar me vdekje apo burgime pas lufte, janë akuzuar se kishin krijuar “organizata fashiste” (në kohën kur fashizmi kish ngordhur atje ku lindi) dhe vetëm pas vitit 1967 janë akuzuar për çështje feje. Po ashtu edhe klerikët e tjerë të dënuar myslimanë apo ortodoksë, nuk janë dënuar për çështje feje deri në vitin 1967. Kjo teknikë komuniste e kohës evokohet pikë për pikë nga Auron Tare, i cili pajtohet me vrasjen dhe i pëlqen ajo. Për fatin e keq të Tares, At Lulin ai nuk e bën dot as fashist, as nazist, as antibritanik.

Në fakt nuk ka asnjë të dhënë që të provojë tezën e Tares se ishte me armë në çastin e vrasjes. Kjo në të vërtetë nuk ka asnjë rëndësi, sepse kur atdheu është pushtuar, detyra e çdo shqiptari është të jetë i armatosure mos vihet në shërbim të armiqve shekullorë. At Luli ishte sekretar i përgjithshëm i Legalitetit. Ai ishte i pranishëm në takimin e fundit të Enver Hoxhës me Abaz Kupin më 7 dhjetor 1943 dhe për këtë arsye u vra. Lekë Luli ishte internuar nga fashistët, pikërisht në kohën kur komunistët e Tares pastronin dopolavorot dhe hanin rrogat e fashizmit. Në kohën e vrasjes, At Luli sapo ishte ndarë nga emisarët britanikë për të organizuar sa më mirë qëndresën kundër nazistëve. Nuk e vranë nazistët, por e vrasin dhe djegin komunistët. D.m.th. komunistët që drejtoheshin nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçin ishin “burra të mirë”, ndërsa kleriku At Luli, Abaz Kupi nuk ishin të mirë.

Tani një gjë interesante në lidhje me rolin e Dushan Mugoshës, organizatorit ushtarak të forcave komuniste të Shqipërisë. Kjo mbase i vlen edhe Pëllumb Xhufit. I njëjti Dushan Mugoshë, stërviste shqiptarë komunistë në vitet 1941-1944 në Shqipëri (me goxha aktivitet terrorist) dhe shqiptarë të arratisur në Jugosllavi në vitet 1950-1952 (komitetin që drejtohej nga Apostol Tanefi). Si Tare dhe Xhufi, nuk i shohin asnjëherë krimet e Dushanit gjatë luftës, se helbete u bie krenaria e paraardhësve, por shohin gjithnjë stërvitjet e Dushanit në viteve 1951-1952, të cilat nuk kanë pasur asnjë peshë dhe nuk ndikuan për asgjë.

2.
Tare më “korrigjoi” në lidhje me çështjen e Teme Sejkos se gjoja kisha bërë të njohur vetëm një dëshmi, e kisha “fshehur” 8 të tjera në lidhje me fundin e jetës së tij. Nuk ma merrte mendja, në asnjë rast, që Tare të ishte kaq i lehtë në këtë “gjetje”. Naiviteti që shoqëronte këtë “zbulim” më bëri që të më vinte keq për të. Unë jam i pari që gjeta krimin makabër ndaj Teme Sejkos e për këtë jam shumë krenar. Nuk është vetëm krimi ndaj një personi të caktuar, por metodologjia e përdorur kundër tij nga disa zyrtarë banditë shtetërorë. Unë kam botuar 12 libra. Në prag janë disa të tjerë. Në një nga librat e mi të vitit 2011, janë plot 270 dëshmi, përfshi edhe ato që Tare kujton se mungojnë. Këto dëshmi janë në ligjëratë të drejtë dhe të zhdrejtë, duke krijuar një informacion të bollshëm jo për një çështje por për qindra të tilla.

Në libra të tjerë, unë nuk mund të ribotoj librat e mëparshëm, përveçse në ndonjë pjesë apo frazë të vogël, sepse kjo nuk do kishte kuptim. Tares ndoshta i interesojnë detaje, p.sh. në lidhje me centimetrat e kazmës që çau kafkën e Teme Sejkos, bishtin e kazmës, llojin e drurit,etj, se po t’i gjejë këto nuk del aq i keq shoku Enver. Interesi i vetëm i AuronTares në lidhje me Teme Sejkos është të dalë në përfundimin se shoku Enver si strateg i madh, i dha Temes dënimin e duhur dhe ky i fundit e ka merituar atë. Çështja e Teme Sejkos nuk ka lidhje me kanalin informativ të Konispolit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: FOTO/ Arrestimi i ish-gruas së Mirit të Xhikes, çfarë i kërkonte Manjola Prifti, ambasadorit Arvizu në 2012
Artikull pasardhës: Bllokimi i rrugëve, Policia procedon Bashën, Kryemadhin dhe deputetët

TË FUNDIT

tish daija diploma

PËRVJETOR – 100 vjet më parë lindte Tish Daija, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare…

ShkodraWeb 30 January, 2026 0
shkodra vjeter me ngjyra 2025

NGA MITRO ÇELA – Historia e dashurisë së vajzës së ambasarorit rus në Shkodër me të riun shkodran…

ShkodraWeb 25 October, 2025 0
hapja e kishes se zojes

DOSSIER – Rihapja e Kishës së Zojës në Shkodër, flet protagonisti i atyre ditëve të 1991- it, Luigj Thika…

ShkodraWeb 20 August, 2025 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.