ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

AUDIO- PERGJIMET/ “Bild” zbadh 10 biseda telefonike të reja për manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri…

Ashtu sikurse kishte lajmëruar, gazeta gjermane ‘Bild”, ka publikuar 10 përgjime të reja, në lidhje me blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Ymer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita.

Përgjimi katër:

Ymer Lala: Hë mor zotëri.

Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.

Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.

Damian Gjiknuri: Tërmet!

Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë se paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.

Damian Gjiknuri: hahahha Tërmet, tërmet!

Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.

Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.

Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.

Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.

…..

Gazeta gjermane ka publikuar një tjetër përgjim midis Damian Gjiknurit, ministër i Transporteve dhe i deleguari i PS-së në Dibër në vitin 2015 dhe Ymer Lalës, babai i deputetes Reme Lala. Gazeta gjermane Bild, e konsideron përgjimin nëntë si “bisedë midis Ministrit të Energjisë dhe bosit të mafies”.

Përgjimi nëntë:

Damian Gjiknuri: Çkemi!

Ymer Lala: A je duke ardhur pesë minuta apo si e ke punën?

Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde të pimë një kafe këtej.

Ymer Lala: Po, e pimë. Mund ta pimë një kafe. Kam mbledhur njerëzit këtu për të ndarë ekipet e monitorimin e tendave. Mos u vono të lutem.

Damian Gjiknuri: Ok!

…..

Në një nga përgjimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda të publikuara sot nga gazeta gjermane Bild, është edhe biseda midis atij që konsiderohet nga gazeta si bos i mafies me persona të tjerë. Lala pyet dikë në telefon nëse ishte veshur mirë pasi do të shkonte në një zyrë të madhe.

Përgjimi nr.1

Ymer Lala flet me një grua me emrin Rata.

Ymer Lala: Rata, po shkoj në një zyrë të madhe (dyshohet se është zyra e Edi Ramës) A thu jam vesh mirë aaa…?

Gruaja me emrin Rata: Po mirë mo je.

Ymer Lala: Ma fut atë gjanë, se e kam harru pa karikim.

Gruaja me emrin Rata: E kam karikuar, pa merak.

Ymer Lala: Kur do dalësh ti?

Gruaja me e emrin Rata: Jam këtu.

Ymer Lala: Në rregull. Nga ora 11:30 nisu.

Gruaja me emrin Rata: Ok, në rregull. (flet me një vajzë që e pyet se ku është. I thotë se tani është kthyer nga kafja)

Biseda 2

Ymer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (dyshohet Edi Rama). Do i shkoj në zyrë. Sa të dal po ta bëj një telefon, se pastaj jam për Pogradec.

Biseda 3

Ymer Lala: Ore zotëri po ku je mor? Ti rashë edhe telefonit.

Një person i panjohur: E kam mbyllur.

Ymer Lala: E ke mbyllur atë numër?

Personi i panjohur: Po një herë për një herë, s’kemi çfarë të bëjmë.

Ymer Lala: Se isha te ai babloku i madh (dyshohet Edi Rama), tashi sa dola.

Personi i Panjohur: Po?

Ymer Lala: Po qeshë me Qifin qëparë…

Personi i panjohur: Ëhë

Ymer Lala: Ti mos e rruaj l… për asgjë.

Personi i panjohur: Unë ëë?

Ymer Lala: Hajde nisu tani dhe flasim.

Personi i Panjohur: U kry

Ymer Lala: Hajt se do vi atje unë sot.

……

Në përgjimin numër dy, të publikuar nga “Bild”, është zbardhur biseda mes deputetit të PS-së, Xhemal Qefalia, dhe shefit të policisë në Dibër, Robert Aga, ndërsa e siguron këtë të fundit se ka folur mirë për të para kryeministrit Rama, duke i kërkuar që ta rrisë atë në detyrë.

Përgjimi numër 2:

Xhemal Qefalia: Bert

Shefi i policisë Dibër: hë mo shoku im

Xhemal Qefalia: le të rujn mo burrë, të plasi b*tha, flamuri është i detyruar me bo politikë, po do i themi ne nesër që nuk ka punë ta përmendi më atë muhabet.

Shefi i policisë Dibër: ai le të vijë të kontrollojë ku t’i dojë qejfi.

Xhemal Qefalia: po ku ka ai, çka ka, ata mundohen me u justifiku e mer vesh ti ça bëhet mrena PD , ata po zihen me njëri-tjetrin. Mos u mërzit për ata o burrë

Xhemal Qefalia: jo i pata thënë unë, më sillni kartonin, si Mesi që mbanë Barcelonën, fitoni

Xhemal Qefalia: Ja fusin kot ata o vëlla se të kishin vu ty atje e fitonin ata

Shefi i policisë Dibër: unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj për 1 milion vjet

Xhemal Qefalia: nuk e  vë në dyshim o vëlla, unë prandaj i thash mbrëmë, se ishte i gjithë Grupi Parlamentar

Shefi i policisë Dibër: Leje, leje, shyqyr që nuk thash ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që është Gjiknuri

Xhemal Qefalia: pse nuk e dije ti që ishim aty?

Shefi i policisë Dibër: Jo mo jo thash se ishte…

Xhemal Qefalia: ishte Gramozi aty, ishte Rama, ishin të gjithë edhe ra muhabeti jot, foli mirë për ty edhe Damiani në fakt edhe Blerina, edhe i thashë: ai duhet të kalojë, i keni q* nonën e keni kalu andej, ai bo puën edhe këndej, i thash edhe atij, ai mund të bëjë shumë edhe këtu. I thash edhe Ulsit se mos kishte kundërshtim, i thash mua më bën punë edhe në Tironë ai, por puna është që edhe atje ku është i jep drejtim

Shefi i policisë Dibër: ishalla po më çojën nga Bulqiza

Xhemal Qefalia: e pra e të pushosh edhe ti

Shefi i policisë Dibër: kam nevojë të pushoj pak sinqerisht

Xhemal Qefalia: ikën ata?

Shefi i policisë Dibër; po po i përcolla

Xhemal Qefalia: për drekë qenë?

Shefi i policisë Dibër: jo mo nuk e  di ça bënë hëngrën

Qefalia: Drekë drekë

Shefi i policisë Dibër: mir o shef mirë

Xhemal Qefalia: hajde o vëlla mos e ça trapin, do bëhet më e mira, mos u mërzit për atë. Ai ta tha ty mbrëmë, mos ashtu gjë me ata.

Shefi i policisë Dibër: jo ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua

Xhemal Qefalia: prandaj po them

Shefi i policisë Dibër: mirë vëlla, hajde të përshëndes

Për tu bërë pjesë e grupit "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kerkesa juaj do të shqyrtohet menjëherë. KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal/

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.