Gazeta gjermane “Bild” ka publikuar sot përgjimet të reja telefonike mes kryebashkiakut Vangjush Dakos dhe Astrit Avdylajt, pjesë e grupit kriminal të “Avdylajve” në Shijak. Në këto përgjime, dëgjohet teksa Avdylaj e telefonon Dakon ndërsa ndodhet në zyrën e Hipotekës, dhe lënë takim. Ata I thonë njëri-tjetrit “vëlla”, ndërsa duken mjaft të afërt e miqësorë.
Përgjimet:
Astrit Avdylaj: A t’ka zonë gjumi mrom o vlla se ke taku Ramën dje keni nejt jeni knaq
Vangjush Dako:Hehe, ça bone?
Avdylaj:Ça bohet?
Dako: Mirë, mirë
Avdylaj:Ka je vllai?
Dako: Dëgjo…
Avdylaj: Hë vlla
Dako: Thuji byrazerit unë po iki tani për në Ishëm, te ata çunat atje lart
Avdylaj:Jo vlla tashi, se do ta lem içik më vonë se jam ktu me çunat unë.
Dako: Ku je ti?
Avdylaj:Te hipoteka tu prit Anin… do vij të të takoj ty drejtori, apo?
Dako: Janë ata Allat, janë aty?….
VIJON…