
Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati me dy të vrarë në qendër të Lushnjës. Nga të dhënat paraprake, mësohet se ngjarja në fjalë ka qenë e mirëorganizuar nga persona ende të paidentifikuar. Siç u raportua më herët, shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Jurgen Hoxha, nipi i njërit prej anëtarëve të bandës së Albo Bares, ndërsa plumbave nuk mundi t’i shpëtonte as Zaimir Latifi, 27 vjeç. Po ashtu, i plagosur rëndë mbeti edhe pronari i lokalit, Marius Xhepexhiu.
Djemtë po qëndronin pranë një lokali në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur Ura e Çeleve. Burimet bëjnë me dije se nga hyrja e qytetit ka ardhur mjeti, ku ndodhej një person me maskë dhe më një kallashnikov ka hapur zjarr në drejtim të të rinjve. Fill pas kësaj ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Pak me vone, policia ka gjetur nje automatik kallashnikov si dhe nje makine ne flake ne nje fshat te Fierit, e cila dyshohet se eshte perdorur nga atentatoret. /balkanweb/