Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Atentati ndaj Tom Doshit, 3 vite pas nisjes së hetimeve dosja shkon për gjykim në Gjykatën e Tiranës

ShkodraWeb 14 April, 2018
tomDoshiMakine

Kanë kaluar 3 vite nga atentati i supozuar që trazoi politikën vend, por dosja për Tom Doshin, Mark Frrokun dhe Durim Bamin vazhdon të përcillet nga njëra gjykatë në tjetrën. Pas Odisesë në të gjitha shkallet e gjyqësorit dhe pasi Krimet e Rënda shpallen mos kompetencën, edhe Gjykata e Lartë ka larë duart nga gjykimi i kësaj çështjeje, duke e përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm në gjykatën e kryeqytetit.

Siç mësohet nga burimet pranë Gjykatës së Tiranës, pas hedhjes së shortit dosja i ka rënë gjyqtarit Bledar Abdullai dhe seanca e parë do të jetë në datën 15 maj. Por çështja Doshi, e cila gjatë hetimeve paraprake detyroi të ngjisnin shkallët e akuzës politikanët më të lartë në vend, u kthye në një loje ping-pongu në gjyqësor.

Kjo gjë ndodhi herë për paqartësi nëse duhej të gjykohej një ish-deputet si Frroku bashkë me një deputet si Doshi dhe herë se gjyqtarët i lexuan ndryshe nga njëri-tjetri ndryshimet ligjore të Reformës në Drejtësi.

Për më shume se 6 muaj dosja qëndroi e pezulluar në Gjykatën e Lartë, në pritje të një qëndrimi nga Gjykata Kushtetuese, e cila zgjidhi dilemën nëse duheshin gjykuar në juridiksion fillestar të tre të akuzuarit.

Por kur kur dosja u riçel në Gjykatën e Lartë, dy prej gjyqtarëve dhanë dorëheqjen nga gjykimi duke lënë të paplotësuar trupën. Me rinisjen e procesit u lexuan në Gjykatë emrat e 50 dëshmitarëve mes tyre politikanët më të lartë në vend.

Por ndërsa për disa prej dëshmitarëve dhe njërin prej të dyshuarve, 2017-a ishte vit zgjedhor, për vetë Gjykatën vera 2017-s ishte koha e hyrjes në fuqi të Kodit të Procedures Penale, që solli në vjeshtë shpalljen e moskompetencës. Gjykata e Lartë përdori risinë e re të paketës ku nënvizohet se deputetët do të gjykohen nga Gjykata e re që do të hapet, por që sipas dispozitës kalimtare per momentin i përkasin Krimeve të Rënda.

Por Krimet e Rënda nga ana e tyre e gjetën veten jo kompetente duke ia kaluar sërish Gjykatës së Lartë me argumentin se kjo dosje i takon një gjykate të zakonshme. Nuk dihet nëse Gjykata e Tiranes do t’i japë zgjidhje kësaj dosjeje, në të cilën thuhet se nuk pati asnjë plan për të vrarë Tom Doshin, përveçse një bashkëpunim mes të pandehurve për të krijuar rrethana të rreme./TCH/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHIFRAT/ 5800 të burgosur në burgjet shqiptare, njihuni me faturën e kripur që duhet të paguajnë taksapaguesit
Artikull pasardhës: VENDIMI/ Zbulohet arsyeja pse u refuzua azili në Suedi për 28- vjeçarin e ekzekutuar…

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.