Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

ATENTATI NDAJ TOM DOSHI/ Shuhet masa e sigurisë për “atentatorin” e penduar Durim Bami

ShkodraWeb 18 April, 2018
durimBami2018

Pas nje odiseje te gjate dhe gati tri vjet hetime, Gjykata ka vendosur sot te shuaje masën e sigurisë ndaj Durim Bamit, personi i akuzuar që nga viti 2015 për atentat të pretenduar ndaj deputetit Tom Doshit. Nderkohe Bami ndodhet ne arrest shtepie, qe pak kohe pas ndalimit per kete akuze. Kujtojme se dosja ne ngarkim te tij mori thuajse tri vite per hetimet e nevojshme dhe me pas Krimet e Renda shpallen moskompetence.

Dosja e famshme qëndroi gjashtë muaj e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur sa atje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë. Gjithë kjo amulli është krijuar për shkak të dispozitave kalimtare dhe kompetencave lëndore të gjykatave aktuale deri në krijimin e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Çështja në fjalë bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte buluar një atentat që do të bëhej ndaj tij. Ai madje akuzoi për përfshirje edhe ish-kreun e LSI-së, Ilir Meta.

Deputeti Doshi publikoi përmes mediave një intervistë të kryer nga ai vetë me Durim Bamin, i cili pretendonte se ishte porositur për të eliminuar fizikisht Doshin dhe ish-deputetin e PD-së, Mhill Fufin.

Intervista e realizuar në banesën e deputetit shkaktoi shumë trazira politike, por për organin e Akuzës gjithçka ishte e rreme dhe tashmë, si Durim Bami ashtu edhe Tom Doshi janë nën akuzë për kallëzim të rremë.

Durim Bami u arrestua më 4.3.2015 teksa po përpiqej të shkonte në Malin e Zi. Pas arrestimit, ai është marrë në pyetje prej të paktën 10 orësh nga oficerët e Policisë Gjyqësore, lidhur me atentatin e supozuar ndaj Tom Doshit. Para prokurorëve, ai ka thënë se ishte paguar për të eliminuar deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin e PD-së, Mëhill Fufi, por ishte penduar.

Me gjithë detajet që ka dhënë Durim Bami, hetuesit nuk janë bindur për skenarin dhe e vunë nën akuzë për “kallëzim të rremë”.

Durim Bami ka qenë një emër i lakuar për disa ngjarje kriminale, por që nuk janë provuar asnjëherë. Ka qenë dëshmia e ish-deputetit Mark Frroku, ajo që ka nxjerrë blof në një farë mënyrë Tom Doshin.

Ky i fundit, ka thënë në Prokurori se është sinjalizuar nga ish-deputeti për atentatin e supozuar. Mirëpo, në dëshminë e tij në Prokurori, Mark Frroku ka mohuar versionin e Doshit, duke bërë që të ngrihen dyshime të mëdha për kallëzimin e deputetit Doshi se ndaj tij ishte planifikuar një atentat nga eksponentë të lartë të politikës.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHUPLAKA/ Gjermanët: Nuk mjafton vetëm rekomandimi i KE-së për hapjen e negociatave
Artikull pasardhës: FOTO/ “Ne kujdesemi për qytetin tonë”, fushata e Bashkisë Shkodër për mbrojtjen e mjedisit vazhdon

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
mark pashkja dritani 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.