
Në kuadër të çështjes gjyqësore për të cilën deputeti Tom Doshi dhe Durim Bami po gjykohen për dëshmi të rremë, sot është shtyrë edhe seanca e radhës ndaj tyre.
Çështja në fjalë ka të bëjë me pretendimet e Tom Doshit se Ilir Meta kishte paguar njerëz që ta vrisnin.
Sipas Doshit Meta kishte pajtuar Durim Bamin që të vriste atë dhe ish-deputetoin demokrat Mhill Fufi.
Doshi dhe Bami po gjykohen për dëhsmi të rreme, por ata nuk janë paraqitur në seancën e sotme gjyqësore ndja tyre.
Prokurorja e çështjes ka kërkuar shoqërimin e detyrueshëm për Doshin dhe Bamin.
Por gjykata e ka rrëzuar në kërkesë të tillë.
Avokati mbrojtës do të kërkojë gjykim të shkurtuar dhe seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!