FOTO+VIDEO/ Atentat ndaj dy vëllezërve, humb jetën 46 vjeçari- i vëllai në spital (emrat)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tepelenë, ku për pasojë ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i pla.gosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të qytetit, ku ka humbur jetën 46-vjeçari i identifikuar si Artur Bresha, ndërsa u pla.gos vëllai i tij, 42-vjeçari Artan Bresha, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ka dyshime se ngjarja të ketë ndodhur për hasmëri të vjetra. Artur Bresha ka qenë emigrant, ndersa tani punonte roje te By-passi, ndërkohë që vëllezërit kanë edhe një dyqan në Tepelenë.

Vëllai i viktimës, Artan Bresha nuk është një emër i panjohur për uniformat blu. Në vitin 2017 ai është ndaluar nga Policia e Gjirokastrës me 1 ton lëndë na.rkotike mar.ijuanë.

“Lënda na.rkotike ishte vendosur në brendësi të furgonit me targa TP 0765 B dhe po udhëtonte në drejtimit të Sarandës. Policia u vu në ndjekje të trafikantëve, duke bërë të mundur arrestimin e njërit prej tyre, Artan Bresha, 35 vjeç, nga Tepelena, ndërsa tre personat e tjerë u larguan, tashmë të shpallur në kërkim. Nga këqyrja që iu bë furgonin rezultoi se në to ishin vendosur 400 pako me pesha të ndryshme, të mbështjella me letër natriban, ndërsa e gjithë sasia e lëndës najrkotike arrinte 1 ton”, – thuhej në komunikatën e policisë.

NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISË

Në dalje të qytetit të Tepelenës, në rrethana ende të paqarta është vr.arë me ar.më zjarri shtetasi A.B., rreth 47 vjeç, si dhe është pl.agosur në këmbë vëllai i tij, shtetasi A.B., rreth 43 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nga DVP Gjirokastër dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në ndihmë të Grupit të posaçëm hetimor janë nisur menjëherë edhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kr.iminale në Policinë e Shtetit. Në akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen ne qytetin e Tepelenës Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli Forca të shumta të Policisë Tepelenë dhe të D.V.P. Gjirokastër po bëjnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

MUND TË LEXONI EDHE: VIDEO/ Dalin detajet e atentatit ndaj dy vëllezërve, 47 vjeçari që humbi jetën punonte si roje kantieri ndërsa vëllai…


Për t’u bërë pjesë e grupit të "ShkodraWeb Media" mjafton të klikoni JOIN GROUP dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHKODRAWEB MEDIA ONLINE: https://www.facebook.com/groups/shkodrawebportal