Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Atë që e ka thirr’ Zoti të bëhet artist, asnjë dhe asgjë nuk e ndalon”, artistja e re shkodrane Klodiana Vata: Më luftojnë për të bërë karrierë

ShkodraWeb 16 November, 2021
klodiana vata

Klodiana Vata, këngëtarja e re premtuese nga Shkodra, vjen në një intervistë ekskluzive duke na rrëfyer shumë për veten dhe karrierën. Nga suksesi në Francë e deri tek “lufta” që po i bëjnë në rrugën e saj si artiste.

Klodiana jemi në epilog të vitit 2021, dhe të gjithë bëjmë një bilanc si dolëm nga ky vit që është drejt fundit, po Klodi i ka bërë llogaritë dhe sa e kënaqur është nga viti që po lëmë pas?

Përsa i përket vitit 2021, ky ka qenë viti i maturimit tim. Ardhja në Tiranë dhe puna në televizion dhe radio, kanë qenë për mua sfidat më të mëdha. Jam vetëm 18- vjeçe dhe kam berë njëkohësisht punën në Top Albania Radio si prezantuese dhe në Vizion Plus, ne emisionin satiro-komik “Al Pazar”. Eksperienca këto që me kanë rritur e formuar si artiste, ndaj them se ka qenë viti i sfidave dhe i kënaqësive dhe pritshmërive të mëdha njëkohësisht.

Klodiana, ju keni daklaruar që në Festivalin e Fundvitit në RTSh nuk do merrni pjesë? Pse hoqët dorë për të qenë pjesë e këtij festivali?

Unë jam rritur në kompeticione dhe nuk e kam frikë garën, përkundrazi. Marrja e një vendimi të tillë erdhi pasi mua mu ofrua kënga nga një kompozitor me emër i cili tha se; i pëlqente zëri im, dhe në përshtatje me këtë kishte kompozuar një kënge e cila do të merrte çmimin e tretë. Në fund këngën që ishte kompoziar për mua, pa më lajmëruar ja dhanë këngetares e cila vitin e shkuar fitoi çmimin e tretë (siç dhe u premtua). Ky ishte zhgënjim për mua dhe më bëri të ndihem keq. Jo se nuk jam zhgënjyer më përpara, por ky ishte për mua i fundit, që do vepronte kështu. Gjithmonë duke marr në konsideratë emrin e tij që ka por dhe nga mosha, pasi njerëzit kur kalon një moshë nuk kanë më as kohë për t’i ndrequr gabimet e tyre.

“Gjeniu i Vogël” apo “The Voice Kids” kush ishte eksperienca juaj më e bukur në këto dy talent show-t në ekranet shqiptare?

Për mua te dyja janë kompeticione që më kanë formuar si këngëtare dhe gjej rastin të shpreh mirënjohjen time për organizatorët. Ka qenë një eksperiencë e paharruar! “Gjeniu” ka vazhduar më gjatë, kanë qenë katër muaj, ku unë kam kënduar çdo të shtunë por edhe “The Voice Kids” ishte fillimi i një karriere si këngëtare. Nuk i ndaj.

Ju shkruani tekste. Çfarë ju frymëzon në muzikë për të shkruar? Ka Klodiana një muzë që inspirohet diku apo?

Në fakt, gjatë shkollimit tim kam lexuar shumë dhe kjo duket. Leximi më ka përmbushur dhe më vonë fillova të shkruaj tekste. Muza ku unë frymëzohem është, jeta e përditëshme, ngjarjet që lenë gjurmë në jetën time dhe ato që jetoj çdo ditë. Në përgjithësi jam person që shijoj çdo moment. Pa harruar mosha ime, pëlqimet pse jo edhe zhgënjimet janë një muzë për mua.

A keni pasur oferta nga shtëpi muzikore ndërkombëtare pas gjithë atij suksesi të madh që korrët kohë më parë në Francë, bëhet fjalë për çmimin e parë në konkursin “Les Voix de la Scene”?

Pas suksesit të arritur në Lyon, e më pas në Paris ku unë fitova bursë në shkollën “Musical Aicom”, e ku nuk mund të vazhdoja studimet, por për shkak të gjendjes shëndetësore të ndërlikuar të nënës time. Dua të them se përpara dy muajsh më është ribërë ftesa për në këtë shkollë, por ende nuk kam vendosur, pasi për momentin jam e fokusuar në një tjetër projekt që ka lidhje me shkollimin tim.

Projekti juaj më i fundit në bashkëpunim me Bujar Qamilin ,”T’du” rezultoi i suksesshëm, por cilat janë projektet e 2022-it për Klodianën?

Projekti me mjeshtrin e madh Bujar Qamili, i ka kaluar pritshmëritë! Është këngë ritmike siç njerëzit i duan por dhe artistike pasi është muzikë qytetare. Për 2022-in mendoj të dal me albumin tim, por kjo është në projektet e mia. Jam duke vënë dhe realizuar një shfaqje tetrale në “Teatrin Migjeni” në Shkodër, me titullin “Koncert në kohë pandemie”. Kjo është një shfaqje humori dhe unë këndoj dhe luaj në këtë shfaqje. Kam gjithashtu angazhimet në shkollimin tim të cilat i kam shumë të rëndësishme.

Klodiana, ju keni rrëfyer se; përgjatë karrierës tuaj keni hasur shumë vështirësi dhe rruga drejt afirmimit si artiste (këngëtare) nuk ka qenë fort e lehtë. Cilat kanë qenë zhgënjimet e para dhe vështirësitë që keni përjetuar? Mund të na tregoni diçka?

Krahas dëshirës që une kam pasur të angazhohem si me këngën ashtu edhe me aktrimin, jam ndeshur jo pak me vështirësi. Më përpara këto vështirësi më shumë se unë i ka ndjerë nëna ime, e cila më ka shoqëruar dhe ndoshta ka pasur momente që kur mua më është bërë padrejtësi edhe ka reaguar. Tani që jam 19 vjeçe dhe që përballem vetë me realitetin, janë po të njëjtit njërez, por janë përballë meje. Janë ata që nuk lënë rast pa më luftuar duke më kujtuar se keshtu e pesojnë ata që ngrejnë zerin kur shkelen. Këtyre personave të semurë nga shpirtligësia e tyre do u kujtoj një thënie, të profesorit të nderuar Kujtim Alija. Që thoshte: “Atë që e ka thirr’ Zoti të bëhet artist, asnjë dhe asgjë nuk e ndalon”.

Cila artiste ju ka frymëzuar për ta ndjekur si model?

Artistja nga e cila jam frymëzuar por mendoj që edhe nga vokali i ngjaj është Lara Fabian.

Nëse do t’ju jepej mundësia të bënit një duet me një këngëtar/e të njohur, cila/i do ishte ai/ajo?

Në fakt, unë sapo kam regjistruar duete bashkepunime me këngëtarë të njohur si Bujar Qamili dhe i fundit fare me Shpat Kasapin. Bashkëpunimi i parë ka rezultuar i dashur për publikun. Shpresoj që sapo të publikoj dhe të prezantoj edhe të dytin kështu dua të jetë. Jam e hapur nëse ftohem në bashkëpunime pasi kanë rezultuar të sukseshem, por nuk kam për momentin një emër.

Si është ndjerë Klodiana në momentin kur kënga juaj “Shi Lodre” i kaloi pritshmëritë që ju mendonit, kur u rendit e dyta në “Top Music Awards” në Top Channel dhe e para në “Top Chart-et” e Kosovës, ku kënga juaj dëgjohej nëpër radio dhe u bë muzika më e pëlqyer për publikun?

Kënga “Shi Lodre” është projekti im i parë si e rritur, dhe fakti që u pranua në “Top Awards” ku doli e dyta e kendohej kudo, më ka bërë të lumtur. Është pikërisht rasti ku zëri ka shitur.

Çfarë mendoni ju se keni diçka ndryshe, diçka që dallon nga këngëtaret e tjera të estradës?

Kjo varet nga ai që e dëgjon muzikën, pasi shijet janë subjektive. Dikush preferon të shikoje një këngëtare me forma, me veshje provokuese, dikush tjetër preferon zërin. Kur bëhen te dyja bashkë është një kombinim dhe fat i madh për artistin.

Cila është arma më e fortë e Klodianës?

Arma ime më e fortë është vullneti për të arritur qëllimet e mia. Unë jam natyrë që nuk i tërheq kurrë deklaratat që bëj.

 Ju keni pohuar se menaxherët i shohin artistat si burim fitimi. Pse e keni këtë opinion?

Nuk kam provuar të menaxhohem, por nga miket e mia këngëtare më është thënë ky fakt dhe më kanë pohuar se edhe kur kanë dalë nga menaxhimi ato janë shantazhuar e dëmtuar nga menaxherët e tyre. /Intervistoi Xhulio Doci për Fame.al/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Ah pse s’ mu ankove njëherë moj zemër”, aktori i njohur Agron Llakaj ndan me miqtë lajmin për humbjen e njeriut të dashur
Artikull pasardhës: “Problemi i Vllaznisë është shënjestra e… sulmit”, mesfushori kuqeblu Krymi analizon situatën në ekipin e tij

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.