Skip to content
15 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën…

ShkodraWeb 16 April, 2026
grida-duma-alfred-lela

Një debat i ashpër dhe me tone të larta është regjistruar në studion e emisionit “Top Story”, ku moderatorja Grida Duma është përplasur me drejtorin e  komunikimit të PD-së Alfred Lela, duke çuar deri në largimin e tij nga studio.

Përplasja nisi pas një komenti të bërë nga Lela gjatë debatit mbi çështjen e IPARD-it dhe akuzave për vjedhjen e fondeve IPARD të Bashkimit Europian për sektorin e bujqësisë.

Lela këmbënguli se “diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë”, ndërsa Duma e cilësoi qasjen e tij si “pa lidhje”.

Situata arriti kulmin kur diskutimi degradoi në tone personale, ku nw nj moment, Lela iu drejtua moderatores duke i thënë: “Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash…”

Menjëherë pas kësaj, Grida Duma reagoi duke i kërkuar largimin nga studio: “Ti je debutuesi këtu, ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që ç’ke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik, dil.”

Pjesë nga debati:

Alfred Lela: është skemë që çdo gjë që ndodh në këtë vend nuk merremi me përgjegjësit, por me opozitën. Ju qofshi. Tabaku foli për IPARD-in, se BE i ka kërkuar qeverisë së kush i vodhi ato lekë dhe bujqit janë më shumë respektin për atë, foli deputetja e PD dhe kjo e meritonte një kompliment. BE i ka ndërprerë sërish fondet për fermerët.

Alfred Lela: Diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë.

Grida Duma: Komplimentoni sa të doni ju Lela, se në strategjinë tuaj publiku ka zgjedhur të mos ju komplimentojë për zero aksion opozitarë.

Alfred Lela: Kush i ka vjedhur fondet, diskutimi për IPARD-in është shumë me lidhje për mijëra fermerë shqiptarë, jo palidhje.

Grida Duma: Krejt pa lidhje është. Dhe e di pse është pa lidhje, se është me sikur.

Alfred Lela: Jo, po duhet të flas opozita çfarë do Top Channel. Këto janë përralla, dokrra hini.

Grida Duma: Top Channel, Lela, të do ty këtu për të thënë të vërtetën, se me këto rritet audienca.

Alfred Lela: Pse, çfarë ishte e pavërtetë? Që jenë vjedhur fondet IPARD? Topi është i jot, penalltinë gjuaje vetë.

Grida Duma: Te fusha ime nuk gjuan dot penallti ti, sado të zgërdhihesh. Se çdo ‘Topi’ ta tregojë unë tani. Topi do që këto deputetët e Tiranës, që po i bëni ju fresk, të shkojnë te ato pallatet atje, të gjenden atje në mëngjes…

Alfred Lela: Gishtin mos ma drejto mua, se nuk jam zëdhënësi yt, as rrogëtari yt. Atë gishtin fute ku të duash. Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ia drejtoj kujtdo që vjen në studion time për qejf.

Alfred Lela: Mos ma drejto gishtin mua.

Grida Duma: Ti je debutuesi këtu, ta drejtoj gishtin 100 herë dhe të nxjerr edhe jashtë sa herë të dua për mungesë etike. Të ikësh, Lela, që ç’ke me atë punë. Dhe fute ti gishtin pastaj. Hajde, ik, dil.

Post navigation

Previous: NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK…
Next: MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026…

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026… 14 May, 2026
  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

alis kallaci gjysfinale eurosong 2026

Shkodrani Alis Kallaçi me “Nân” kualifikon Shqipërinë në finalen e Eurovision Song Contest 2026…

ShkodraWeb 14 May, 2026
hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.