
Drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, vijon takimet në lagje të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Gjatë tyre, nënkryetari i PDSH- së, konstaton diferencën në mes alternativave që u paraqiten shkodranëve.
“Në çdo cep të Shkodrës. Ata kanë braktisjen e shkodranëve, ne përkrahjen e tyre. Sepse shkodranët e dinë ke kanë në krah dhe ke përballë.”, shkruan drejtuesi politik i PD- së Shkodër Boçi, i cili ka ndarë edhe një video nga takimet.