Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier

At Gjergj Fishta: Flamurit Shqiptar i ka hije me u përshendet me topa…

ShkodraWeb 5 December, 2018
gjergj fishta flamuri

Në vjetin 1913 në 28 Nandor, Vigani Veriut At Gjergj Fishta, doli nëpër rrugë të Shkodrës i dëshpëruem që mas nji motmoti që Shqipnia kishte dalë në vedi, ishte në rrezik me u coptue prap. Në Shkodër valviteshin flamujt e Austro-Hungarisë, Ingliterrës, Francës, Italisë e Malit Zi nën administrimin e të cilëve ishte Shkodra. Nuk gjinej kund nji flamur shqiptar.

At Gjergj Fishta u kthye në qelën e tij. Prej nji syndyku ku mbante gjanat ma të çmueme, nxorri nji flamur të madh, flamurin e Skënderbeut, flamurin shqiptar.

E thirri Gjeloshin që sherbente në Kishë, i dha flamurin n’dore e ju drejtua: – Merre këtë flamur biri jem e hip e ngjite në maje të kumbanorës e ta valoj era lirshëm në tokën e Arbërit.

Gjeloshi u ngjit në maje të kumbanores e flamuri shqiptar u shpalos t’uj u valvit në flatra t’liris. Nuk shkon pak kohë e një dërgatë e kolonelit anglez Philips shkon e troket në derë të kishës duke i kërkue At Gjergj Fishtës me ulë flamurin. At Fishta nuk pranon duke ju gjegjë, “Ai flamur po valvitet i lirë n’tokën e vet”. Fishta nuk pranoj me e ulë flamurin.

Detyrohet me shkue vetë koloneli Philips duke ba po të njëjtën gja, duke i kërkue At Fishtës me ulë flamurin se Shkodra nuk është përcaktue ende se kujtë do ti takoj. Fishta nuk pranon duke i thanë se Shkodra ashtë tokë shqiptare.

Atëherë koloneli anglez Philips i drejtohet:

– Patër, ose ul flamurin ose do të më detyrosh me e gjuejt kumbanoren me topa!

Fishta me qetësinë dhe vendosmërinë e tij, i përgjegjet:

Gjueni n’topa, flamurit shqiptar i ka hije me u përshndet me topa në këtë ditë.

Koloneli Philips iku me bisht ndër shalë

Në këtë natë Fishta bani një tjetër mrekulli dha urdhën me u lidhë me drita kandilash, minarja e Xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanoren e Kishës së Gjuhadolit. Duke dhanë me kuptue se mbi fe shqiptari ka atdhe.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: OPINION/ Të gjithë jemi fajtorë që e shkatërruam këtë gjeneratë…
Artikull pas: E RRALLË/ Si qëndroi për 21 vite në qeli kitara e Vaçe Zelës… (video)

TË FUNDIT

shkodra vjeter me ngjyra 2025
  • Dossier

NGA MITRO ÇELA – Historia e dashurisë së vajzës së ambasarorit rus në Shkodër me të riun shkodran…

ShkodraWeb 25 October, 2025
hapja e kishes se zojes
  • Dossier

DOSSIER – Rihapja e Kishës së Zojës në Shkodër, flet protagonisti i atyre ditëve të 1991- it, Luigj Thika…

ShkodraWeb 20 August, 2025
eksodi ambasada 1991
  • Dossier

2 KORRIK 1990 – “Eksodi i ambasadave”, kur shqiptarët 35 vjet më parë mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim

ShkodraWeb 2 July, 2025

TË FUNDIT

  • LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja… 10 November, 2025
  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë 10 November, 2025
  • “21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha… 10 November, 2025
  • AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë 10 November, 2025
  • “Largohem me ndjenjën e plotësisë”, Majlinda Angoni u lirua nga detyra pas më shumë se 5 viteve, ja mesazhi i saj 10 November, 2025
  • “Denigrim i pronës private dhe simbolikave tona të shenjta”, Myftinia Shkodër reagon për heqjen e tabelës… 10 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 10 nëntor 2025… 10 November, 2025
  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

elvis shkambi astrit kalaja 2025
  • Aktualitet

LETRA E HAPUR – Elvis Shkami nga paraburgimi, shpreh pendesë për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja…

ShkodraWeb 10 November, 2025
salianji konference
  • Kryesore

NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

ShkodraWeb 10 November, 2025
berisha spak 2025
  • Aktualitet

“21 JANARI” – Kryetari i PD- së Sali Berisha thirret në SPAK për ngjarjen, para tij ishte edhe Basha…

ShkodraWeb 10 November, 2025
hani hotit naten
  • Aktualitet

AMP nis hetimin ndaj dy policëve në Hanin e Hotit, lejuan të kalonte kamionin ku malazezët gjetën drogë

ShkodraWeb 10 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.