Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Asnjë parti nuk do të mbante një njeri që humb 5 herë”, Rama flet hapur, “përfshihet” në përballjen Berisha- Basha në PD

ShkodraWeb 26 November, 2021
rama basha berisha

Kryeministri Edi Rama është pyetur se kë mbështet në betejën brenda Partisë Demokratike, Lulzim Bashën apo Sali Berishën. Edhe pse në mënyrë të drejtpërdrejtë kreu i qeverisë nuk ka dhënë një koment, ai thotë se politikisht të dy nuk i shikon si kundërshtarë të rrezikshëm.

Sipas kryeministrit Rama, asnjë parti nuk do të mbante një person që humb pesë herë, duke iu referuar Bashës. Ndërsa përmendi edhe rastin kur ai mund të mbështeste Sali Berishën.

PJESË NGA DEBATI

Edi Rama: Asnjë parti tjetër përveç asaj partie nuk do ta mbante dot një njeri që humb pese herë. Por edhe kjo, që njeriu që e ka mbajtur i numëron që sa herë ka humbur a thua që tani u zgjua nga një gjumë letargjik….

Andi Tela: Nga kjo që the je me Lulin, nga mënyra si e komentove ngjarjen?

Edi Rama: Dëgjo, nëse do pragmatizëm cinizëm…

Andi Tela: Do ishe me Saliun

Edi Rama: Patjetër…nëse unë do isha i zhveshur nga interesi për vendin. Nga pikëpamja personale, më falni për mungesën e modestisë në këtë rast, qoftë me njërin qoftë me tjetrin nuk është çështje e rrezikshmërisë si kundërshtar. Por nga pikëpamja e vendit, nëse unë do isha i zhveshur nga këto, do thosha sa më parë ai përsëri aty ku ishte, që kjo parti mos shikojë dritë dielli.

Armand Shkullaku: Jeni bërë ju me regresive sesa doktori

Edi Rama: Lufta me regjimin imagjinar e çon Shkullakun në pikën që ti duket tani ai i shkreti, sepse është realisht i shkretë, ti duket sikur është e reja që po vjen.

Armand Shkullaku: E di sa jeni prapa ju, edhe PD dhe PS nuk keni demokraci të brendshme fare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte 26 nëntor 2021…
Artikull pasardhës: “Sot jemi ngritur më të fortë”, Rama kujton tërmetin e 26 nëntorit dy vite më parë: Tragjeditë sprovojnë njerëzit…

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
balluku prokuror1 spak 2025

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.