“Asnjë konsensus mes palëve”, përfundon mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore…

Pas më shumë se 4 orësh, 2 anëtarët e opozitës, përkatësisht Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë dalë nga tryeza e Këshillit Politik që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve, ndërsa kanë shprehur indinjatën e tyre në lidhje me gjithë diskutimet që janë bërë duke akuzuar Partinë Socialiste se kanë minuar reformën zgjedhore.

“Të gjitha propozimet tona janë refuzuar, opozita për momentin nuk ka të pranuar asnjë propozim që mundësojnë që vota të numërohet siç është hedhur pa u manipuluar. Një rinumërim në KQZ të një kutie të manipuluar të mbushur është një tallje me shqiptarët. Ne synojmë të ndërpresim rrugën vjedhjes së votës, këtë llogari duhet të japë PS para shqiptarëve”, tha Bylykbashi.


“PS nuk heq dorë nga modeli i 30 Qershorit. I gjithë modeli i socialistëve është vetëm legjitimimi i eksperimemntit të 30 qershorit, ku numëruesit dhe komisionerët të bëhen me ligj. Të votojnë njerëzit se votat i nomërojmë ne është qëndrimi i PS. Sepse normal dhe korrekt nuk i fiton kurrë zgjedhjet, por do të marrë e të vjedhë vota në tavolinë si i mbyturi në një fije bari.

Ajo që opozita ka vendosur pa kthim është asnjë centimetër më poshtë nga standartet të cilat ekzistojnë dhe të hyjmë në një rrugë që nuk ka ekzistuar kurrë as kur PS ka qenë në opozitë që ka kërkuar këto standarte. Ka vetëm një strategji të PS ta rrënojë dhe minojë reformën zgjedhore, të shkojë drejt miratimit të njëanshëm të reformës zgjedhore dhe të bëjë sikur harron se 3 çështje të mëdha në 15 kushtet e BE janë reforma zghodhore, implementimi i saj dhe ndëshkimi i krimit elektoral” tha Vasili.

Edhe deputetja Rudina Hajdari ka folur para mediave për atë çfarë ndodhi në tryezën e Këshillit Politik, ku ndër të tjera tha se e kuptonte Edi RAmën pse nuk e do ndryshimin e sitemit, dhe zgjedhjet me lista të hapura, por nuk arrinte të kuptonte dot Lulzim Bashën.

Hajdari tha se ju kishte propozuar 3 përfaqësuesve të tjerë të qëndronin gjithë natën në tavolinë, por ata ioshin ngritur e larguar, ndërsa dukej tepër e irrituar me mospajtimin e tyre për idenë që sipas saj është përkrahur edhe nga SHBA dhe të tjerë aleat, së paku futjen e listave gjysmë të hapura me kandidatët për deputetë.

“Unë propozova të rrinin këtu sonte dhe ti mbyllnin të gjitha çështjet. U ngritën direkt, erdha këtu për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Nuk kuptoj pse PD nuk e pranion këtë ide. Erdha për të gjetur kompromis për ta pranuar të gjitha palët. Erdha propozova një formulë që është mbështetur nga SHBA, shoqëria civile për të hapur listat pjesërisht, edhe këtë ma mohuan. A mund të më thotë dikush pse kanë frikë ta bëjnë. E kuptoj shumë mirë Edi RAmën që e don këtë sistem sepse është bërë i pushtetshëm. Ka më shumë se gjysmën e parlamentit, ka bërë afera dhe është bërë i pasur. Por unë nuk kuptoj dot Lulzim Bashën pse nuk e kundërshton, pse nuk e do ndryshimin e sistemit”, tha Hajdari.

Copyright © ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media

ShkodraWeb Media