Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Opinione

Askush nuk është “pro” zgjedhjeve pa opozitën, as vetë Edi Rama…

ShkodraWeb 4 years ago
1

PS ka nisur fushatën zgjedhore. Edi Rama vazhdon prezantimin e kandidatëve të 30 qershorit. Por ka një merak të madh: Opozitën “e vjetër”, atë jashtë Parlamentit! Deri tani, nuk ka artikuluar asnjë premtim të veçantë për bashkitë ku ka prezantuar kandidatët. Po janë qindra minuta të harxhuara për Lulzim Bashën, Sali Berishën…

Është e qartë se edhe vetë Ramës nuk i shijon kjo fushatë pa patur përballë opozitën e vertetë. Nuk është e vështirë të kuptohet se kjo fushatë e kryeministrit është “sa me u gjetë Kola në punë”, për të perifrazuar një skeç të njohur të Estradës së Shkodrës.

Shefi i qeverisë e di se nuk ka askënd përballë. Edhe Patozi nuk i doli gjë. Krijesa e tij e parakohëshme dhe shtatanike me mbiemër “demokratike” nuk ngjiti. Madje, u demaskua shumë keq dhe po i prish në vend që ti rregullojë punë Ramës.

Të vetmit që po kënaqen me këtë fushatë, janë kandidatët që fërkojnë duart të rrëmbejnë pa garë bastionet historike të PD-së. Edhe pse e dinë se më lehtë “mund të shohin veshët pa pasqyrë se të marrin këto bashki” me zgjedhje normale, u duket “trimëri” e madhe të sillen si “kali në lëmë” për të bindur votuesit se alternativa e tyre do të jetë më e mirë se alternativa…e askujt. Përtej egos së përjetshme që politika të ushqen, është e turpshme të dalësh publikisht në takime publike, të shash e të mallkosh kundërshtarin që…nuk eksziton dhe të ka rrahur gjithmonë në fushën e lojës dhe me arbitër.

Ka edhe nga ata, që po e perjetojnë me ankth këtë fushatë të pazakontë. Pikërisht ish- deputetët që lanë mandatin për të marrë drejtimin e bashkive. Situata e paqartë mund ti përballë me moszhvillimin e zgjedhjeve me 30 qershor dhe me…zgjedhje politike të parakoheshme. Ankthi lidhet me faktin e kandidimit në zgjedhjet e rradhës vendore por edhe me vendosjen e emrave në vende të sigurta të listave të deputetëve. Ata që e njohin Ramën nga afër, e dinë se nuk shquhet si fjalëmbajtës i madh dhe jo pak vendime i merr në varësi të humorit të çastit apo ndikimit të momentit nga dikush pranë tij.

Duke folur me gjuhën e sportit, Rama mund të jetë “hilacak” por është lojtar. Ka luajtur fort dhe i pëlqen të luajë fort, duke mashtruar mbase “dorë për dorë” politikanë shqiptarë, por edhe ata ndërkombëtarë. Ka luajtur edhe me Berishën, luajti në 2007-ën dhe në 2011-ën…rezultatet dihen. Edhe si ish- sportist (edhe pse jo i spikatur) Rama ka provuar humbjen dhe fitoren, siç edhe në politikë. Prandaj është e sigurtë se kjo betejë vetmitare drejt 30 qershorit nuk i shijon, nuk e tërheq, nuk i pëlqen.

Edi Rama, pas 16 shkurtit, nuk ka hyrë në valle por e kanë tërhequr në valle. Natyrisht, që nga 2005-a ka patur dhe ka shtuar “borxhe” të cilat duhet ti paguajë në një mënyrë apo tjetër. Një nga këto mënyra është edhe rrugëtimi i sforcuar drejt 30 qershorit por me lutjen, pa zë por me mendje, që e përsërit shpesh: Bëje Zot ëndërr! Ose…inshallah fiton Basha! /Shënim i ShkodraWeb/

Continue Reading

LAJM PARA: “Turp të kesh, burracak!”, Adi Krasta “sulmon” ambasadorin e OSBE-së dhe jo vetëm: Lista është e gjatë…!
LAJM PAS: OPINION/ Fantazitë me tre Erionë të Eneda Tarifës…

TË FUNDIT

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!
  • Kryesore

“Si u katandise more njeri… !”, Ledi Shkreli “s’i ndahet” Gjinushit: Çfarë t’u desh gjuhësia ty obobo…!

14 hours ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

3 days ago
NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • Kryesore

NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

3 days ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • EMRAT – Detyrohen t’i bëjnë “like” dhe “share” postimeve të Ramës, publikohet lista e personave që kanë shkarkuar aplikacionin “Aktiv1st” në Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

20 mins ago
ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…
  • Aktualitet

ZYRTARE – Çeshtja “Gerdeci”, SPAK dërgon për gjykim në GJKKO ish- ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu…

24 mins ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Kryesore

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 8 shkurt 2023…

3 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 8 shkurt 2023…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.