Ajo që po ndodh sot në pjesën më të madhe të globit, nuk është e papritur dhe as e paparalajmëruar. Natyrisht, për një pjesë të vogël të komunitetit mbi 7.5 miliardë frymorëve. Teori të tilla si “lehtësimi i skemave financiare” nga mosha e tretë, nuk është një koncept që u shpik apo po përdoret vetëm në formën e batutave në Shqipëri.
Është e qartë se pas 11 shtatorit 2001, bota nuk është më e njëjta. Përballja në mes të keqes dhe të mirës relative, jo vetëm po harxhon shumë energji por është edhe prioriteti absolut i shteteve më të zhvilluara të globit. “Bota nuk do të jetë kurrë si më parë”, ishte refreni që pasoi 11 shtatorin dhe jehona vazhdon deri në ditët tona.
Pak orë më parë, një deklaratë e një zyrtari jo pak të rëndësishëm kinez, mbeti pa përgjigje. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës akuzoi botërisht ushtrinë amerikane si shkaktare të përhapjes së CO VID-19 në vendin aziatik. Sigurisht, nuk mund të ketë asgjë zyrtare, mohim apo pohim. Por një gjë e dinë mirë prej vitesh të gjithë frymorët në këtë planet: Beteja për hegjemoni, fillimisht ekonomike në mes SHBA-së dhe Kinës është e njohur botërisht. Një nga segmentet e fundit, të dukshme, lidhet me rrjetin 5G, lidershipin botëror të të cilit e mori pikërisht Kina me një “kompani flamuri” si Huawei.
Më shumë se nën ethet e virusit të frikshëm në të panjohurën e tij, bota sot jetën nën trysninë e panikut. Real apo i sajuar, askush nuk mund të marrë guxim të luajë me jetën e tij dhe të familjarëve. Kura e vetme deri tani, është izolimi, apo më saktë vetizolimi. Nuk ka asnjë alternativë tjetër tani për tani. Fillimisht në Kinë, më pas në Europë e sipas gjasave edhe në kontinentet e tjera, miliarda frymorë do të largohen me dëshirë nga jeta e përditshme. Natyrisht, jo në masën 100% por në masë dërrmuese, terreni do ti lihet…kujt do ti lihet?!
Kësaj pyetjeje nuk mund ti jepet përgjigje, të paktën tani për tani. E rëndësishme është që truri i njerëzimit të punojë nën trysni, nën një rrezik për jetën nga e panjohura që sot për sot, nuk mund të ndalet, të frenohet. Ashtu siç nuk mund të kuptohet arsyeja e vërtetë, nëse ka një të tillë. Kujt i lihet hapësira e pamatë në dispozicion, të jetë vërtetë një krijesë mikroskopike arsyeja e gjunjëzimit të një race supreme në natyrë, siç është Njeriu? A mund të jetë e pranueshme teoria e pamundësisë për të gjetur një ilaç, një vaksinë kur sot po studiohen edhe mikrobet që po vijnë me sonda nga Marsi…?!
A mos vallë raca njerëzore po testohet për të jetuar në kushte të tjera, në bashkekzistencë edhe me mikrobe që deri tani nuk e dinim se ekzistonin?! A është kjo një nga “provat gjenerale” të një mënyre të re jetese apo një “urdhri të ri botëror”?! Teoritë konspirative flasin prej dekadash, në mos shekujsh, për ekzistencën e një “qeverie të përbotshme” që është mbi qeveritë e kombeve apo të shteteve. Të paktën nga mesjeta e këtej, është folur për një plan unifikimi nën një qeverisje të vetme, më të drejtë e të bazuar në qëllimet më të larta hyjnore. Të jetë koronavirusi pikënisja…?! Sepse një gjë është e qartë, koronavirusi po i bashkon të gjthë nën çatinë e “hallit të përbashkët”… Vendet e zhvilluara, në zhvillim apo të prapambetura, por më shumë dy të parat, të paktën tani për tani!
Qeveritë kombëtare e sidomos mediat, po bëjnë të gjitha përpjekjet që vemendja e 7.5 miliardë frymorëve të jetë e përqendruar në vetëm një drejtim. Pa u merakosur shumë për të nesërmen, pasi kemi lënë pas të djeshmen e po ecim në të sotmen e panjohur, pavarësisht emrit të bukur që i kemi vënë: Koronavirus! Sepse e gjithë vemendja duhet perqendruar në një pikë, ekzakt ashtu siç bëjnë edhe prestigjiatorët në skenën e një cirku me audiencën që kanë përballë…për të bërë të pamundurën të besueshme para syve të vemendshëm por jo të perqendruar në drejtimin e duhur.
Që nga Adami dhe Eva, njerëzimi jo vetëm ka qenë i grishur të tutet nga e panjohura, por edhe ta provojë atë, qoftë edhe me koston e zbritjes në tokë të Ferrit. “Molla” ishte vetëm hapi i parë që i dha jetë një shoqërie njerëzore, e cila sipas Shkrimeve të Shenjta, u shua dhe u ringrit përmes sprovave të shumta e të rënda. Nga ajo kohë, pra që në zanafillë, por pas “Mollës”, kjo botë ka qëndruar në këmbë përmes betejës së të mirës me të keqen, të njohurës me të panjohurën, të virtytit me vesin.
Sigurisht që “çelësin” për të mbyllur rubinetin koronavirus dikush e ka në dorë. Nuk ka asnjë dyshim se ai nuk erdhi rastësisht dhe papritur. Që të kuptojmë atë që ndodh sot, mbase duhen dekada, ndoshta edhe shekuj. “Asgjë nuk është ashtu siç duket”, as dje,as sot dhe as nesër.
Tani na mbetet të vetëizolohemi, të presim me ankthin se çfarë do të ndodhë me jetët tona. Pavarësisht asaj që na thuhet, nuk e kemi ne në dorë 100% jetën tonë. Edhe nëse lajmë duart, edhe nëse qëndrojmë brenda katër mureve të shtëpisë, edhe nëse telefonojmë pas një kollitje të parë 127-ën tonë, 112-ën apo 911-ën.
Nga 5 marsi 2020, shumë gazeta dhe portale italiane por edhe europiane flasin për zbarkim të rreth 20 mijë ushtarëve amerikanë që do të marrin pjesë në manovrat në Europë, më të mëdhatë në 25 vitet e fundit me emrin “Defender Europe 20”. Të njëjtat burime bëjnë me dije se do ti bashkohen 10 mijë ushtarëve që janë tashmë në Europë, plus 7 mijë të tjerë që po grumbullohen nga vendet europiane. Në total 37 mijë ushtarë amerikanë dhe që sipas asaj që përcillet, pavarësisht koronavirusit nuk mbajnë maska. Ndryshe nga mjekët kinezë, të cilët në Itali mbajnë maska.
Ndërsa presim me ankth çfarë ndodh me jetët tona, shumë shpejt mund ta mësojmë se çfarë do të ndodhë me sistemet e qeverisjes së shteteve. A do të ndodhë me to ashtu siç ndodhi edhe me futbollin?! Sot çdokujt këto rreshta, me të drejtë, mund ti duken fantazi. Por ashtu siç ndodhi pas 11 shtatorit 2001, edhe pas këtij koronavirusi, me shumë mundësi bota nuk do të jetë më e njëjta… /Nga Blerti DELIJA/
P.S. Merreni çdo gjë si aludim, hamendësim apo fantazi. Sepse askush, e përsëris askush, nuk mund të japë prova. Vetë ne pas disa dekadave apo shekujve si shoqëri njerëzore, do ta provojmë në kurrizin tonë.