Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar”, Alibeaj komenton ultimatumin e Berishës për Bashën…

ShkodraWeb 28 December, 2021
alibeaj abc news

Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj është shprehur se asgjë nuk do të ndodh më 5 janar dhe 8 janar, pavarësisht paralajmërimit të Komisionit të Rithemelimit që të largohet nga selia blu. Në “ABC”, Alibeaj tha se SHBA është në krah të demokratëve.

“Asgjë s’ka për të ndodhur as më 5 dhe as më 8 janar, për një arsye të thjeshtë, ultimatumi në PD është një imazh surealist, PD është e demokratëve. Institucionet e PD duhet të respektohen. Për t’u ndeshur me regjimin kërkohen aleatë, brenda vendit, jashtë vendit… dhe ajo që është e qartë për opozitën është se aleatët tanë historikë SHBA janë në krah të shqiptarëve demokratëve dhe të PD”.

Sipas Alibeajt sjellja e Berishës që pas shpalljes “non grata” ka pësuar metamorfozë. Situata e krijuar në PD sipas tij ka ardhur për shkak të interesave personale të Berishës, duke theksuar se në parti nuk ka konflikt.

“Mos i vizatoni demokratët sikur nuk kuptojnë dhe s’kanë stof politik. Askush s’e ka as aftësinë më të vogël për të qenë i dyzuar. E vetmja ngjarje që ka ndodhur ka qenë ajo e 9 shtatorit, në 9 shtator ka ndodhur një vendin i kryetarit pas kërkesës së SHBA. Në të njëjtën gjatësi vale ishte dhe qëndrimi i zotit Basha, për sa kohë pati një qëndrim publik të Berishës se do ta zgjidhte çështjen privatisht të njëjtën logjikë ndoqi dhe Basha, por me kalimin e kohës premtimi i Berishës u thye.

Pas 9 shtatorit dolën ca qëndrime që duhej të ishin thënë më parë. Gjuha e Berishës një atmosferë tensionimi artificial, po të doni dhe aktet e tjera. Po ka një metamorfozë të sjelljes së Berishës jo vetëm për Bashën, por si ka mundësi që një njeri i adhuruar nga demokratët për një interes personal të shndërrohet dhe të marrë me shqelma edhe selinë. Kjo është metamorfoza të mos i qëndrosh qëndrimit tënd fillestar. Sa herë ka pasur një përshkallëzim të sjelljes së Berishës, sulmeve të Bashës apo fakteve që nxjerr tani, këtu besoj kërkohet një gjë të ruhet ai që integriteti i të gjithë demokratëve.

Pikërisht për këtë arsye nëse do të hedhësh edhe do të presësh thuhet në një fjalë të ulët. Nuk ka konflikt ka vetëm lëvizje të një njeriu që quhet Berisha i cili pati fatkeqësinë atë që ishte dizenjimi “non grata” nga SHBA. Unë besoj që serioziteti i analizës politike kërkon një gjë që të analizohet mbi fakte të dhëna dhe atë që janë interesa parësore të demokratëve. Interesi i demokratëve është që PD, në këtë periudhë për shkak të Berishës është shfokusuar nga aksioni i vetë politik, aksioni i saj politik të marrë një hop tjetër cilësor”,-tha Alibeaj.

Post navigation

Previous: “I lumtur që do jem pjesë e një familje të madhe si Vllaznia”, Mickael Panos: Nuk e kam frikë konkurrencën
Next: Aksident në aksin Laç- Lezhë, fuoristrada me të cilën udhëtonte një familje del nga rruga…

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.