
Drejtuesi politik i PD- së për Qarkun Shkodër, Luçiano Boçi, ka reaguar për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shkodër. Përmes rrjeteve të tij sociale, Boçi thotë se “Shkodra ka kohë që i ka kthyer shpinën”. Ai përcjell mesazhin se “Shkodra nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet”.
“Bllokon. Shkatërron. Mashtron. Asgjë e re nga Kryeministri i Andrrave n’beze. Shkodra ka kohë që i ka kthyer shpinën. Këtë ia dëshmoi edhe sot. Me 11 Maj, Shkodra do t’i kthejë edhe kusurin. Ai që e ha turpin me bukë nuk ka kurajon të ballafaqohet me urtësinë e shkodranëve, por si sot, bën strucin. Lidhjen që kandidatët tanë kanë me Shkodrën dhe qytetarët, me përditshmërinë, profesionin dhe ndershmërinë, ai i quan palidhje sepse të vetmën lidhje ka me krimin, mashtrimin, varfërimin dhe papunësinë. Propagandës së tij i përgjigjemi me një program konkret, program emergjence sepse emergjente është edhe largimi i tij. Vota e qytetarëve do t’i kthejë mbrapsht Shkodrën, shkodranëve. Sepse Shkodra nuk mund dhe nuk do të nënshtrohet. Më 11 Maj, për Shkodrën Madhështore.”, shkruan në komentin e tij për vizitën e kryeministrit Rama në Shkodër, drejtuesi politik i Qarkut Shkodër për PD, Luçiano Boçi.