Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“As pas 100 viteve Serbinë s’ mund ta kemi mik”, ish- ministri i jashtëm Bushati: Shqipërisë s’i takon ti shkelë syrin Serbisë

ShkodraWeb 29 September, 2023
IMG_7965

Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, është shprehur se qeverisë shqiptare nuk i takon që të mbajë qëndrim neutral për situatën në veri të Kosovës, aq më tepër që të mbajë anën e Serbisë.

Komentet Bushati i bëri në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, ku tha se Kosova është çështje e interesit kombëtar dhe jo çështje klasike e politikës së jashtme.

Bushati kërkoi gjithashtu që qeveria të rishikojë pozicionin e saj në raport me vendet e rajonit, veçanërisht me Serbinë.

“Politika jonë e jashtme është orientuar mes Italisë dhe Greqisë për të dëshmuar përkatësinë tonë europiane dhe mesdhetare. Serbinë duhet ta shohim përmes syve të Kosovës. Kjo nuk do të thotë se me Serbinë nuk duhet të kultivojmë një marrëdhënie normale, por mbase as pas 50 apo 100 vitesh ne nuk do të jemi dot miq me Serbinë. Çdo lloj rruge normaliteti dhe miqësie duhet të kalojë përmes Kosovës”- tha zoti Bushati gjatë intervistës në RTSH.

Me nota kritike ndaj qëndrimeve, sipas tij, përkëdhelëse ndaj Serbisë, Ditmir Bushati e thotë hapur se ky nuk është një qendrim që i takon Shqipërisë ta mbajë. “Perëndimi e ka përkëdhelur Serbinë veçanërisht 2 vitet e fundit, pas agresionit rus në Ukrainë. I ka shkelur syrin qoftë për qasjen autokratike, qoftë për qasjen ndaj fqinjëve. Shqipërisë nuk i takon ky pozicion, sepse ne, përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare si shqiptarë. Shihni Kroacinë si reagon për çdo gjë që bën Serbia në Kosovë. Janë kroatët më pak apo më shumë euroatlantikë se ne? Jo! Kanë një interes kombëtar më shumë se ne në Kosovë? Kurrësesi!”- theksoi ish ministri i jashtëm Ditmir Bushati.

Kritikat ndaj qeverisë Rama, Ditmir Bushati: SPAK nuk mund të zëvendësojë qeverisjen. Duhen zbatuar standardet e BE-së për korrupsionin.

Që kur është larguar nga qeveria, Ditmir Bushati është rezervuar të komentojë mënyrën sesi po qeveris Partia Socialiste, por në intevistën me gazetaren Elona Meco ai ka folur dhe dukshëm ka qendrime kritike për cilësinë e qeverisjes. “Ka disa lloj përgjegjësish. Ka përgjegjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen”.- u shpreh Ditmir Bushati në emisionit “Pa Censurë”. Ai mori si shembull rastin e incineratorëve për të ilustruar politikat e gabuara të qeverisë Rama në raport me përgjegjësinë publike. “Ka disa lloj përgjëgjësish. Ka përgjëgjësi politike, ka përgjegjësi administrative, përgjegjësi ligjore. Pra, nuk besoj se SPAK-u apo Altin Dumani, megjithë punën e mirë që mund të bëjë, mund të zëvendësojë qeverisjen. SPAK-u jep vendime për përgjegjësinë individuale të personave që mund të kenë shkelur ligjin, ndërkohë që pikëpyetje e madhe është sesi i kthehet mbrapsht borxhi qytetarëve për abuzimin apo për shpërdorimin e detyrës.”- theksoi Bushati.

Ndërsa rastin e pezullimit të fondeve për bujqësinë nga BE e përdori për t’I treguar qeverisë standardin që duhet të ndjekë, kur ka dyshime për korrupsion, pa qenë nevoja të presë se çfarë do të bëjë SPAK dhe ta mbyllë çështjen vetëm me përgjegjësinë ligjore të individëve. “KE ndërmori veprime për të ndaluar gjakderdhjen financiare. Nuk është i rëndësishëm për Komisionin Europian parimi i prezumimit të pafajësisë? Ne duhet të ndjekim këtë standard dhe të mos presim vetëm nga SPAK-u”- u shpreh Ditmir Bushati. Zoti Bushati beson se vendit i duhet një opozitë e fortë dhe jo e akaparuar, siç thotë ai, për të ekuilibruar jetën politike në shërbim të interesit publik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Tërhiqni forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën”, sulmi në Veri, Uashingtoni thirrje Serbisë
Artikull pasardhës: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 30 shtator 2023…

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 9 mars 2026… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
gent ibro ardit qylybyli 2026

MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
engin firat

E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport…

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
godina rektorat unishk 2025

Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?!

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.