FOTO – Arrestohet 17 vjeçari në Shkodër, kontrolli policor i gjeti në trup një pistoletë me fishekë luftarakë…

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.