Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Artisti i njohur Genc Prelvukaj merr postin e rëndësishëm, me një postin në rrjete sociale ai përcjell mesazhin e tij…

ShkodraWeb 22 April, 2019
genc-prelvukaj

Artisti i njohur Genc Prelvukaj, përpos angazhimit të tij në muzikë ku po vazhdon suksesshëm me prurjet e reja, ai tashmë është ngarkuar edhe më një detyrë të re të cilën e ka marrë me shumë përkushtim, shkruan KultPlus.

Genc Prelvukaj është emëruar drejtor i shoqatës APIK. APIK është shoqatë për menaxhimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të përafërta në fushën e muzikës. Kjo shoqatë përfaqëson autorët, prodhuesit , interpretuesit e Kosovës.

APIK është licencuar nga Zyra për të Drejtat e Autorit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Për këtë post të ri të Prelvukajt, ka njoftuar ish- drejtori i kësaj shoqate, Florent Boshnajku, i cili i ka dëshiruar suksese Gencit.

“Sot me vendim unanim nga bordi i shoqatës APIK është zgjedhur udhëheqësi i ri i shoqatës, Z.Genc Prelvukaj. I urojme shume suksese ne vazhdimin e rrugës për mbrojtjen e drejtës se autorit ne vendin tone”, ka shkruar në Facebook, kompozitori Florent Boshnjaku.

Ndërsa vetë Prelvukaj është shprehur se me nderin e drejtimit të saj, vjen edhe një rrugë e mundimshme, e gjatë, plot stres dhe shumë lodhje. Por ai beson fuqishëm që me mbështetjen e secilit përbrenda komunitetit artistik, gjërat mund t’i shtyjnë edhe më tej në aspektin pozitiv.

Postimi i plotë i Gencit:

Te nderuar autorë, prodhues dhe interpretë

“Para pak ditesh bordi i Shoqates per menaxhim kolektiv të së drejtës së autorit : APIK, më ka besuar detyrën e pozitës së parë në ekzekutiv. Me pajtueshmëri të plotë të tyre, jam zgjedhur drejtor i shoqatës së vetme në vend që vihet në shërbim të autorëve, prodhuesve dhe interpreteve, e njohur dhe e licensuar nga organet shtetërore. Paralelisht me nderin e drejtimit të saj, vjen edhe një rruge e mundimshme, e gjatë, plot stres dhe shumë lodhje. Megjithatë duke besuar në mbështetjën e secilit përbrenda komunitetit artistik, gjërat mund ti shtyjmë edhe më tej në aspektin pozitiv.
Shoqata “APIK” është drejtuar në kohën e saj më të vështirë, nga themelimi dhe deri sot, përreth shtatë viteve nga Florent Boshnjaku, puntor i madh dhe njeri i mirë me shumë vullnet, për ti dhënë kësaj cështje drejtimin e duhur. Është bërë shumë pavarësisht pengesave, problemeve, diskutimeve të shumta me cdo organ shtetëror apo subjekt juridik shfrytëzues i punës së autorëve, interpretëve dhe producentëve, punë e mbrojtur sipas ligjit në fuqi.

Antarët e rregjistruar në “APIK” e kanë pasur gjithnjë parasysh rrugën e gjatë dhe të vështirë deri në realizimin e plotë synimeve mbi bazën e të cilës është themeluar shoqata. Në fazën ku ndodhet “APIK” tani, na pret një punë e vështirë, me shumë ngarkesë duke filluar me zgjerimin e ekzekutivit deri te fillimi i mbledhjës së detyrimeve ekonomike që transmetuesit e cfarëdo lloji, kanë ndaj komunitetit që “Apik” përfaqëson. Në këtë kontekst ftoj të gjithë autorët, prodhuesit dhe interpretët në vend, të qëndrojnë në mbështetje të “APIK”-ut , sepse me një ndërlidhje të tillë synimet dhe të mirat e përbashkëta do të jenë shumë më afer.
Ju faleminderit”, ka shkruar Genci.

Kujtojmë që Prelvukaj për një kohë ka qenë i angazhuar edhe në politikë dhe kishte punuar në Ministrinë e Kulturës ku kishte dhënë gjithë kontributin e tij për miratimin e Ligjit për të Drejtat e Autorit në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Përmes postit të ri, si drejtor i APIK, Prelvukaj do të dëshmoj tutje për angazhimin e tij në mbrojtjen e të drejtave të autorit në Kosovë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve dhe vendos datën e protestës së rradhës…
Artikull pasardhës: Krijimi i “Bindja Demokratike”, Rudina Hajdari thyen heshtjen: Jemi në “psikiatri politike”, obligimi ynë kryesor mbetet…

TË FUNDIT

karnevale shkoder 2026

VIDEO – Starton në Shkodër “Java e Karnevaleve”, aktivitete festive për të gjitha moshat…

ShkodraWeb 9 February, 2026 0
tristan halilaj ina morinaj migjeni 2026

Teatri “Migjeni” me dy aktorë të rinj, trupës profesioniste i bashkohen Tristan Halilaj dhe Ina Morinaj…

ShkodraWeb 25 January, 2026 0
paulin selimi foto

PERSONAZH – 12 vite nga largimi fizik i “babait” të humorit të shkruar shqiptar, Paulin Selimi…

ShkodraWeb 22 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.